Veç misioneve paqeruajtëse brenda e jashtë vendit, Forcat e Armatosura rreshtohen të parët për të shpëtuar jetë.
Djemtë e vajzat e FA i janë bashkuar nismës për dhurimin e gjakut duke treguar humanizmin e tyre me bashkatdhetarët në nevojë.
Teksa poston fotot e ushtarakëve, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka shkruan: “Kur bëhet fjalë për të shpëtuar jetë, Forcat e Armatosura janë të parët.
Qendra e Transfuzionit nis fushatën për dhurimin e gjakut dhe Forcat e Armatosura janë të parët që i përgjigjen apelit.
Efektivë dhe civilë nga të gjitha forcat treguan sërish humanizmin e tyre për bashkatdhetarët tanë më në nevojë!”