1 mijë USD të kurohesh për Covid nga banesa

4 Shtator 2020, 20:56Sociale TEMA

Të kurohesh për Covid-19 nga banesa është shumë e kushtueshme. Nje recetë e thjeshtë për një qytetar, i cili nuk ka komplikacione të rënda nga koronavirusi, kushton 14 850 lekë dhe përfshin medikamente për pneumoni dhe vitamina të ndryshme. Kjo recetë është vetëm për 10 ditë.

“Sigurisht që ka kosto. Për të ndjekur një pacient me Covid, do të vlerësohet shkalla e rëndësisë së sëmundjes. Mund të jetë një formë e lehtë, ku terapia mund të jetë thjesht suportive simptomatike dhe vitaminoterapia. Por mund të jetë një formë e moderuar dhe duhet të shoqërohet edhe me përdorimin e preparateve si antibiotikët që padyshim kanë një vlerë monetare”, u shpreh drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr. 3, Bruna Shiroka.

Përvec medikamenteve, një person i prekur nga Covid duhet të kryejë edhe ekzaminime të tjera, që përfshijnë analizat e gjakut, skanerin e pulmonit dhe injeksionet.

Vetëm analizat e gjakut dhe skaneri i pulmonit kapin vlerën e 25 mijë lekëve, duke e çuar koston për një person të prekur me Covid dhe me komplikacione të lehta në afro 40 mijë lekë.

Por një tjetër recetë, me një shkallë të rëndë të sëmundjes për shkak të Covid, kap vlerën e afro 25 mijë Lekëve, vetëm për medikamente. Ndërsa për një injeksion, qytetari duhet të paguajë 3 mijë Lekë në të zezë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje