Mbrëmjen e sotme kombëtarja shqiptare luan ndaj Lituanisë takimin e radhës për Ligën e Kombeve.
Tashmë është bërë i ditur formacioni me të cilin djemtë e Edi Rejas do përballen me Lituaninë.
Në portë do luaj Strakosha, ndërsa në mbrojtje do nisin nga minuta e parë, Hysaj, Dermaku, Mihaj, Gjimshiti dhe Trashi.
Në mesfushë, do luajë, Gjasula, Abrashi dhe Laçi.
Nga sulmi nga minuta e parë, Reja ka vendosur që të luajë me Armando Sadikun dhe Rei Manajn.
Në krahasim me ndeshjen me Bjellorusinë, Reja ka bërë tre ndryshime, duke lënë në stol Veselin, Baren dhe Cikalleshin, ndërsa në vendin e tyre do luajnë Mihaj, Laçi dhe Sadiku.