Dje ishte dita e tij. Në njëfarë mënyre u bë “kryefjala” e konferencës së trajnerit Edy Reja para Lituanisë. Gazetarët e pyetën teknikun kuqezi pse nuk luan titullar fieraku, meqë sa herë hyn në fushë ndryshon rrjedhën e lojës.
73-vjeçari italian e lidhi këtë me skemën që përdor, duke u justifikuar se nuk prish dot planet e krejt kombëtares për Roshin. Deri këtu jemi brenda futbollit. Por, e diela e djeshme ka qenë e shënuar për “raketën” e kombëtares.
Ai është martuar me bukuroshen Silvi, përmes një ceremonie të spikatur, ku kanë marrë pjesë të dyja familjet e çiftit, miq dhe të afërm.
Në këtë mënyrë, Roshi i ka dhënë fund beqarisë edhe “de jure”, sepse “de facto” ishte në lidhje prej kohësh.
Sipas të ftuarve, e fejuara e futbollistit kuqezi dukej shumë elegante, me një fustan të bardhë me xixa, ndërsa Roshi kishte zgjedhur të vishej me kostum e këmishë të zezë.
Sonte, me siguri do të jetë duke pritur shansin e tij për t’u hedhur në fushë dhe ndihmuar kombëtaren për fitoren e radhës në Ligën e Kombeve.
Titullar ka pak gjasa, por edhe si zëvendësues, fieraku ka dëshmuar se jep kontribut esencial, është me mjaft ndikim në vetë rezultatin final. Qoftë kështu edhe sonte, pse jo me një gol, për t’ia dedikuar Silvit, partneres së vet, me të cilën zgjodhi të shkojë në altar të dielën e djeshme.
Cfare lajmi
Sa te bukur qenkan!!??. Te lumtur qofshi per jete.?♥️???⭐??
Lajm i bukur pse jo!? Çifti të trashëgohet dhe jetë të lumtur. Odisesë, nëse sonte do të luaj, i uroj suksese dhe sigurisht do ishte mrekulli edhe po të shënonte.
Te trashegoheni per fare. King djale: i sjellshem, serioz, i talentuar, sportist i vertete. Vajzen nuk e njoh. Shpresoj te jete ne lartesine e Odisesë.
Tani djale i mbare, kujdes, hidh syte dhe nga shtepia , se do “ysmet” familja.
Qofshi te lumtur !
Ameeeen
E kishte keputur Odisene e shkrete kjo, nuk kishte fuqi te ndiqte topin sot ne fushe….Jete te lumtur ciftit te ri.