Rama: Me hapjen e shkollave do të rritet në mënyrë të konsiderueshme transmetueshmëria e virusit, mbyllja ishte opsion më i keq

7 Shtator 2020, 11:22Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se me hapjen e shkollave do të rritet në mënyrë të konsiderueshme transmetueshmëria e virusit.

Teksa foli me disa prej mësuesve të cilët dhanë mësim online, kreu i qeverisë shpjegoi pasojat nëse shkollat do të vazhdonin të qëndronin mbyllur.

“Më vjen mirë që sot e kemi përmbyllur këtë përpjekje të madhe të përbashkët, por tuajën në radhë të parë dhe jemi në gjendje që të ofrojmë një rrugë alternative mësimi, por sidomos në kushtet e sotme kur arsimi është i sfiduar nga domosdoshmëria të për mbrojtur shëndetin.

E dimë mirë që me hapjen e shkollave rritet në mënyrë të konsiderueshme mundësia e transmetimit dhe është një sfidë më vete.

Por duke vlerësuar këtë vendim dhe duke parë edhe cfarë kanë bërë të tjerët opsioni i mbylljes së shkollave ishte opsion më i keq dhe patjetër që do të shkaktonte një kosto tjetër sidomos psikologjike për fëmijët me pasoja që ne nuk i llogarisim dot”- tha Rama. (TemA)

1 komente në “Rama: Me hapjen e shkollave do të rritet në mënyrë të konsiderueshme transmetueshmëria e virusit, mbyllja ishte opsion më i keq”

  1. Transmetushmeria e Virusit Rama says:

    transmetushmeria? lol! ..shkencetari gjigand paralajmeron…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje