Deklarata e pazakontë e Donald Trump: Pentagoni luftëra do, në mënyrë që kompanitë në industrinë e armëve të jenë të lumtura dhe të kënaqura

8 Shtator 2020, 17:15Bota TEMA

Një deklaratë e papritur e presidentit amerikan Donald Trump kundër Pentagonit ka shtuar tensionet mes tij dhe krerëve të ushtrisë.

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Tramp i etiketoi krerët e Pentagonit si shërbyes të industrisë së armatimit.

Nuk po them se ushtria më do. Ushtarët po. Ndërsa njerëzit në krye në Pentagon, siç duket jo, sepse ata nuk duan gjë tjetër veçse të bëjnë luftëra në mënyrë që të gjitha ato kompanitë e mrekullueshme që bëjnë bomba e avionë e gjëra të tilla, të kënaqen”, tha Trump.

CNN e komenton këtë deklaratë si një sulm të paprecedentë që Trump bën ndaj krerëve të ushtrisë që ai vetë ka emëruar.

Nuk është e qartë pse shefi i Shtëpisë së Bardhë lëshoi të tilla akuza ndaj krerëve të ushtrisë, teksa Pentagoni nuk ka bërë asnjë koment.

Por analistë të ndryshëm që e njohin marrëdhënien e presidentit me drejtuesit e Departamentit të Shtetit thonë Trump ka mbetur i pakënaqur nga krerët e ushtrisë dhe sekretari Esper, pasi nuk pranuan nxjerrjen e ushtrisë në rrugë për të rikthyer qetësinë në zonat e përfshira nga protestat e dhunshme dhe revoltat që shkaktoi vrasja nga policia e afro-amerikanit Xhorxh Flloid më 25 maj në Mineapolis.

“Komentet e fundit të presidentit mbi udhëheqjen ushtarake amerikane dhe motivimin e tyre jo vetëm që degradojnë dhe bëjnë të pakuptimtë punën e tyre të përkushtuar dhe shërbimin e tyre, por gjithashtu kanë një efekt korroziv në ushtrinë amerikane”, tha gjenerali i marinës në pension dhe analisti ushtarak i CNN, John Kirby.

6 komente në “Deklarata e pazakontë e Donald Trump: Pentagoni luftëra do, në mënyrë që kompanitë në industrinë e armëve të jenë të lumtura dhe të kënaqura”

  1. qytetar amerikan says:

    Mese e vertete deklarata e Trumpit. Pak rendesi kane arsyet qe e shtyjne ate te beje kete deklarate apo llomotitjet e mediave.

  2. Bimi says:

    Kuptohet qe e verteta qe Trump ka thene i duket genjeshter rrjetit me Te genjeshtert Te globit famekeqit CNN.

  3. Ladi says:

    Ky eshte i frykshem! Shume i frykshem! Zoti e rujte Ameriken!

  4. Vezhguesi says:

    Respekte per Per trump nje President per te cilin jo vetem Amerika por mbare bota ka nevoje.Ai eshte per ndertim e jo shkatrrim.Shume lufta shume njerez jane vra ne bote ne emen te demokracise gjoja. dhe lobet shkerdhgata te armeve shit armatime.Bile shkerdhatobama qe mori edhe Nobel per paqe, bombardoi me drone e avione, thelloi konfliktet e armatosura ne Avganistan ,Libi,Irak, Jemen, Somali e Pakistan.Trump terhoqi trupat nga Avganistani, nga Iraku, do te zvogloje kontigjentin ushtarak ne nga Gjermania.

  5. 17nentori says:

    Pak rendesi ka qe eshte e vertete. Eshte njelloj sikur te dalin grate e martuara kunder shtepive publike se ato jane vetem per te kenaqur burrat!!!
    Po ti benin keto detyrat e shtepise ashtu si duhet… do ishin te gjithe te kenaqur dhe jo kunder njeri tjetrit.

  6. Kim été says:

    Një luft midis Turqis dhe Greqis këtë vit., do bënte që Shqipëris ti jepej kufiri detar i 2009-ës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje