"Tërhiqet" Lukashenko: Kam ndenjur gjatë në pushtet, nuk përjashtoj zgjedhjet e parakohshme

8 Shtator 2020, 16:30Bota TEMA

Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko pranoi se ndoshta kishte ndenjur shumë kohë në postin e kreut të shtetit, por gjithashtu mendon se është i vetmi për momentin që mund të mbrojë popullin bjellorus, sipas televizionit shtetëror rus.

“Po, mbase kam qëndruar shumë kohë në pushtet, ndoshta fytyra ime shfaqet jo vetëm në televizion, por edhe te hekurat për hekurosje apo te çajnikët”, theksoi ai duke përdorur një shprehje ruse për të përshkruar dikë që shfaqet kudo.

“Por, për momentin, jam vetëm unë personi që mund të mbroj bjellorusët”, shtoi ai.

Lukashenko nuk përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale, pas një reforme të paspecifikuar ende kushtetuese.

”Ne jemi gati për një reformë kushtetuese, pas së cilës nuk përjashtoj zgjedhjet e parakohshme presidenciale”, deklaroi Lukashenko.

2 komente në ““Tërhiqet” Lukashenko: Kam ndenjur gjatë në pushtet, nuk përjashtoj zgjedhjet e parakohshme”

  1. miku says:

    Pse e censuroni z.Lukoshenko? Ai th e zeza mbi te bardhe:-Une do ta le pushtetin dhe do bej zgjedhje te parakohsme, se ma mbushi mendjen Edi Rama! Une tha:- Mora ne telefon Salen dhe Ilirin, ata me thane, mos se na dhjeve mos e dorzo pushtetin.Te them te drejten jam merzitur dua te rrij rehat, para kam sa te hane qente, Edi me ka dhene nje cope toke ne Qeparo, kjo ma mbushi mendjen.Suksese Edi 2022.

  2. Fakt historik says:

    Dhe ne fakt ashtu do te ndodhe, do te behen zgjedhje te parakohsme.
    Ose e thene ndryshe, probabiliteti qe te behen zgjedhje te parakoheshme eshte jashtezakonisht i larte.
    E thene ne nje menyre tjeter, do te mare trajten e nje revolucioni portokalli.
    Zakonisht revolucionet quhen te kuq, pasi behen me ane te forces, ku derdhet dhe shume gjak.
    Kurse revolucionet portokalli, kane paresore manovrat paqesore, nje nder te cilat eshte dhe zgjedhjet e parakoheshme.
    Presim e te shohim cdo ndodhe , tha qorri.
    E te degjojme si do shkojne punet, tha shurdhi.
    Eshte e kote te them discka ne kete rast, tha memeci.
    E kishin fjalen per ceshtjen ne lidhje me Biellorusine (Rusine e bardhe).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje