Paskal Milo për kufinjtë: Nuk ka marrëveshje të fshehtë, por shqiptarët duhen sqaruar

9 Shtator 2020, 21:50Politika TEMA

Situata e kufijve detarë në Mesdhe duket tepër fluide, me Greqinë që ka arritur marrëveshje me Italinë dhe Egjiptin, ndërkohë që po përballet fort me Turqinë, ku si pasojë është rritur tej mase tensionin mes dy vendeve.

Ndërkohë me Shqipërinë, marrëveshja duket sikur ka mbetur në një “status quo” pas 2 vitesh, edhe pse ka zëra për një marrëveshje të fshehte midis qeverive.

Por Paskal Milo nuk i beson kësaj hipoteze.

“Nga ndjekja e komenteve që po bëhen këtu dhe në Greqi në lidhje me çështjen, vihet re sa rëndësi ka transparenca në diskutimin e çështjeve të tilla delikate.

Deklarata e kryeministrit grek, e bërë në një kontekst tjetër, ngjalli komentet nga më të ndryshmet, por besoj se ia kemi rritur vlerën kësaj deklarate.

Ishte një deklarate që synon një marrëveshje për kufirin detar me Shqipërinë. Por sipas meje, nuk ka përpjekje për një marrëveshje të fshehtë”, tha Milo për A2.

Por ish-ministri i Jashtëm mendon se duhet më transparencë në proces. “Atë që doja nga qeveria është që të dalin e të flasin më tepër në aspektin teknik, t’i thuhet shqiptarëve se ku kanë mbetur negociatat,  normalisht aq sa mund të thuhet. Ka dalë kryeministri, por tani duhet të dalin ekspertët që të qartësojnë publikun”.

Sipas tij, është e domosdoshme që të krijohet një tjetër grup negociator, “me profesionistë  gjithëpërfshirës. Të jenë persona me dinjitet profesional që të mbrojnë çështjen deri në fund”.

Në lidhje me marrëveshjen konkrete me Greqinë, një nga çështjet më të nxehta është përcaktimi i vijës bazë që shërben në përllogaritjen e ujërave territoriale.

“Çdo vend bregdetar, nga Poli i Veriut tek ai i Jugut,  ka të drejtë të ketë ujëra territoriale deri në 12 milje, por kjo ndodh aty ku nuk ndesh me ujërat territoriale të një vendi tjetër.

Në të drejtën ndërkombëtare të detit, koncepti kryesor është që në përllogaritjen e vijës bazë të ujërave territoriale duhet të prevalojë dheu territorial, pra kontinenti, dhe jo një ishull. Në marrëveshjen e vitit 2009, koncepti i vijës bazë nuk ekzistonte”.

3 komente në “Paskal Milo për kufinjtë: Nuk ka marrëveshje të fshehtë, por shqiptarët duhen sqaruar”

  1. 17nentori says:

    Akoma edhe figura te tilla si ky profesori, besojne akoma se pas ndarjes 12milje ne det te hapur DHE ne mes te barabarte aty ku s’ka 12…. se pas kesaj u dashkan bere negociata ?
    Greqia ua ka pire ujin negociotava me Shqiperine dhe ska ndermend te negocioje per dicka qe irriton kaq shume zhurme dhe nuk prodhon gje.
    Aty ku i bie me konventen nderkombetare dmth 12milje ku ka uje dhe ne mes aty ku ska dhe aq…. i bie tamam aq sa i duhen Greqise.
    Negociatat u kane hyre keq ne koke disave por Greqia e ka marre vesh qe Shqiperia nenshkruan sonte dhe e rrezon neser me nje forme tjeter… dhe si kurve e vjeter qe eshte (i ka bere vete keto lloj kurverirash kur i eshte dashur) e ka kuptuar qe ska nevoje te grisi bythen fare me negociata qe me shume bejne zhurme se shtojne ndonje gje me vlere.
    Konventa nderkombetare parashikon 12milje ne det te hapur dhe te tjerat ne mes. Per te tjerat beni negociata me veten tuaj.
    Po te pyesesh ekspertet se cfare tjeter do Shqiperia qe nuk eshte ne konvente, ngrene supet se as ata se dine se cfare pjese tjeter te negociojne.

  2. Me mire PasGomarit se sa pas Paskalit says:

    Po ky qirje paskalis pse nderhyn sa here qe behen llogarite me grekun. Kush dreqin e fton kete spiun grek. Ky ne shqiperi perfaqeson askushin. Cfare dreq idealesh fshihen brenda kafkes se milos. Ky i ka kaluar te 70.ta pse nuk rri ne Palase dhe te shkruaj kujtime me portokalle dhe limona.
    Paskali ka treguar se eshte injorant nga aritmetika kur thote 12 MIJE milje KUFIRI DETAR I GREQISE. Milua duhet ta dije qe kjo eshte dhe distanca ajrore nga poli i veriut ne polin e jugut. Ky injorant qe e perseriti kete gafe disa here ne studio del dhe jep mend si ekspert ne nje studio televizive.

  3. Skela says:

    Ik ore kurve e grekut .te te vi turp se je dhe nga Skela

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje