Përfundon takimi me Ramën në Seli, Balla: Çdo shqiptar të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, në PS mund t’i zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre në Kuvend

9 Shtator 2020, 11:28Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla ka folur për mediat menjëherë pas përfundimit të takimit me kryeministrin Rama në Selinë e Partisë. Ai u ka bërë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Cdo qytetar shqiptar të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, se zgjedhjet janë popullin jo për partitë”, tha Balla. Më tej, ai shtoi se takimi i sotëm me shtabin elektoral të partisë do të vijojë deri në 25 prill, ndërsa theksoi se PS do të krijojë një kanal virtual komunikimi për anëtarësinë dhe qytetarët e thjeshtë në mënyrë që ata të zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre në Kuvend.

“Dua tju them që ky takim i përjavshëm i shtabit elektoral do vijojë deri në 25 prill. Kemi diskutuar për cështje të karakterit organizativ dhe të një vlerësimi që kemi mbeldhur nga qytetarët për cilësinë e shërbimit ndaj tyre, në cdo cep të territorit. I kemi dorëzuar kryeministrit një raport për cilësinë e këtyre shërbimeve.

Kemi diskutuar dhe për krijimin e një kanali komunimi virtual me anëtarësinë e partisë, për përfomancën e cdo të zgjedhuri.

Ky kanal do të jëtë dhe për kontributin e cdo qyetari shqiptar, që do të vlerësojë përfaqësuesit e vet në Kuvend. Por dhe për identifikimin e atyre personaliteteve që do kenë nderin të garojnë për zgjedhjen e përfaqësuesve të popullit”, tha Balla.

Për të mos lejuar kandidimin e personave të inkriminuar në zgjedhje, ai tha “Që në kongresin e shkurtit dhe marsit në kemi bërë ndryshime statutore të rëndësishme që njëhsojnë qasjen që kuvendi ka bërë përsa i përket ligjit të dekiominalizimit. PS ka qenë e para që e ka bërë këtë në rregullat e veta statutore.”

Gjithashtu, numri dy i PS deklaroi se në mbledhje i është dorëzuar kryeministrit Rama një përmbledhje e vlerësimeve që burojnë nga qytetarët për cilësinë e shërbimeve publike dhe çfarë duhet përmirësuar.

“I kemi dorëzuar kryeministrit një përmbledhje të vlerësimeve që burojnë nga qytetarët për cilësinë e shërbimeve publike, për përmirësimin e tyre”, tha Balla!

1 komente në “Përfundon takimi me Ramën në Seli, Balla: Çdo shqiptar të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, në PS mund t’i zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre në Kuvend”

  1. Nevriari says:

    O Balla….te lumte palla…sa te keni birishin perball,beni pall..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje