PS ndez motorët e fushatës për mandatin e tretë, Rama mbledh drejtuesit e qarqeve

9 Shtator 2020, 09:42Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit e rinj të qarqeve në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, tashmë që dhe presidenti ka caktuar datën 25 prill për mbajtjen e tyre.

Kreu i qeverisë, njëkohësisht dhe drejtuesi i Partisë Socialiste ka kërkuar nga drejtuesit e qarqeve që të shkojnë në terren dhe të mbajnë kontaktet me elektoratin për të kërkuar prej tij një mandat të tretë.

Takimi ka nisur rreth orës 09:00 dhe gjatë saj pritet të diskutohet dhe për mënyrën se si do të organizohet fushata elektorale, kushtëzuar dhe nga pandemia e koronavirusit.

1 komente në “PS ndez motorët e fushatës për mandatin e tretë, Rama mbledh drejtuesit e qarqeve”

  1. Ard says:

    Me Rucin ne Fier shume pak votues do marin pjese,vere vath ne vesh,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje