Rudina Xhunga: Besa Shahini duhet të ikë nesër. Nxënësit presin një mesazh shprese, jo lamtumire nga ministri i ri, në këtë vit shkollor që vjen një në 100 vjet

9 Shtator 2020, 16:49Sociale TEMA

Gazetarja Rudina Xhunga analizoi zhvillimet e fundit në vend në rubrikën “Opinion”, në Neës24. Xhunga u ndal te rihapja e shkollave më 14 shtator, duke thënë se ky është një vendim me risk, por që duhej marrë.

“Ideja është se shkollat nuk do të mbyllen, kjo është qartësuar në të gjithë botën. Këtu ndodh ajo që ndodh dhe në botë, nuk bëhet asgjë me kokë të vet. Fëmijët duhet të shkojnë në shkollë, është një risk që duhet marrë. Nuk kemi pse të dëgjojmë ministren Shahini se çfarë duhet të bëjnë fëmijët tanë, por mjekët. Mua më japin siguri mjekët. Unë dëgjoj mjekët. Nuk duhet të ketë turp nga virusi. Kujdes po, turp jo.”, tha Xhunga.

Më tej, gazetarja u ndal te zhvillimet politike dhe kryesisht fushata elektorale, duke deklaruar se ajo duhet të jetë pozitive dhe me kauzë. Sa i takon deklaratës së ministres së Arsimit, Besa Shahini, se do të largohet nga Shqipëria në fund të mandatit, gazetarja tha se Besa Shahini duhet të ikë që nesër, jo pas fushatës.

“Ka shumë ministra që janë të panjohur, derisa bëhen ministra. Unë e kam pëlqyer paraqitjen e ministres Shahini. Nuk di të them çfarë ka bërë për arsimin më shumë sesa bëri Lindita Nikolla, apo Genc Pollo, por më ka pëlqyer mënyra e saj e të qenit joprotagoniste, jobërtitëse, me këpucë të sheshta ne qeverisje. Nuk më pëlqeu mënyra sesi tha që do të largohet, pasi tani fëmijët nisin shkollën. Nuk jam për të thënë: “Besa preu në besë PS-në!” Nuk më pëlqejnë këto patetizmat, por mund të zgjidhte një mënyrë më elegante, ta bënte kur t’i vinte koha. Tani të ishte në krye të detyrës. Është mirë që në të tilla momente, kur fillon viti arsimor ministrja e Arsimit të kishte fjalë të tjera për fëmijët dhe jo: “Unë do të iki sepse do të mendoj për familjen time!”.

Në momente të tilla ka një familje të përbashkët, është shkolla. Familja e përbashkët e fëmijëve që po shkojnë në shkollë në kushte të pazakonta, në një vit të pazakontë. Siç ka thënë edhe doktor Anthony Fauci, një herë në 100 vjet ndodh kjo pandemi. E pra një herë në 100 vjet ndodh që fëmijët të nisnin një sezon të tillë. Kështu që ministrja Shahini kishte shansin që të ishte ajo një herë në 100 vjet që t’u thoshte një fjalë fëmijëve të këtij vendi. Ndërsa ajo zgjodhi t’u thotë: “Do të iki.” Të jetë për mua ajo duhet të ikë që nesër. Nuk duhet të vazhdojë. Duhet të jetë një njeri tjetër që të flasë për fëmijët e këtij vendi dhe t’i japë mesazhin si ministër Arsimi i një viti të jashtëzakonshëm shkollor.”, tha Xhunga.

Ndërsa pyetjes se a duhet të ketë lëvizje në qeveri, gazetarja iu përgjigj:

“Nuk di të them, pasi është një vendim i kryeministrit. Rama është i qartë që ai do të drejtojë fushatën dhe do të kërkojë mandatin e tretë, apo më saktë mandatin deri në 2030-ën. Rama po kërkon një mandat të 3-të për të drejtuar vendin. Nga ana tjetër, PD-ja duhet të ndajë mendjen se me kë do të përfaqësohet dhe fare po kërkon. Duhet ndarë mendja kush po vjen, Berisha apo Basha.

Berisha ka bërë një fushatë fantastike, në 2005-ën, sepse solli njerëz të rinj, mes të cilëve edhe Bashën. Por tani duhet të dimë se kush përfaqëson PD-në. Ajo që do të uroja është që fushata që po vjen, të vijë pozitive. Nuk mund të vazhdohet me fushata agresive dhe pa asnjë kauzë. Shqiptarët kanë nevojë të dinë çfarë do të bëhet me rrugët e tyre, me drejtësinë, me arsimi, me nevojat elementare që të bëjnë të jetosh një jetë dinjitoze në vend. Shqiptarët meritojnë duan një fushatë pozitive.”

8 komente në “Rudina Xhunga: Besa Shahini duhet të ikë nesër. Nxënësit presin një mesazh shprese, jo lamtumire nga ministri i ri, në këtë vit shkollor që vjen një në 100 vjet”

  1. Ladi says:

    Bravo Xhunga. Si gjithnje realiste e drejt e ne shenje. PD besoj e mori mesazhin e saj. Sala jashte nese doni fitore. Me binomin Sali-Bashe ne drejtim, Shqiperia behet rrumpalle.

  2. Atdheu says:

    Rudina mire ishe me xhirimet e plazheve. Lere analizen politike, nuk te shkon dhe nuk e ben dot. Je nje 0. As qe lexohesh.

    1. Revizori says:

      Atdheu, respekte. Te falenderoj per komentin.
      Rudina eshte akoma ne ajër me duket. Eshte akoma duke kapur flutura neper lendina.
      Ministrat vinë e ikin, dhe nuk Jane si Papa apo Kryepeshkopi qe te na urojne festat. Ata Jane aty per te bere politikat aresimore.
      Sa per fjalime me “Patos dhe Qytet Stalin” ka plot drejtora shkolle per ate punë.

  3. lolita says:

    Cfar fushate fantaztike beri Berisha qe solli nje vreses dhe hajdut si Luli ne pushtet…..

  4. Herberti says:

    Eh moj e rrepta Rudine, sikur te aplikoje te njejtat standarte sulmi edhe ndaj ish ministrit te universiteve te vitrinave te kristalta Tafai. Po pse duhet te iki qe neser Shakini, kur n ajo nuk ka thene qe do braktise gjë postin, vetem po thote qe kam plane te tjera me jeten e saj. Pse duhet te shohim teori konspirative te braktisjeve. Kudo ne bote ekipet e qeverive ndryshojne, ty ste merr njeri doren se cfare do beje. A te kerkon ty njeri llogari pse kercen nga nje televizion ne tjetrin, pse tani nuk te shohim me neper ekrane dhe meresh me punet e portalit tend?

  5. Martin says:

    Qenke ftof Rudin. Kujt i plasi se iku ministria?? Ne fakt ajo nuk duhej te emerohej fare ne ate vend.. pak djem e vajza ka qe do ta benin 100 X me mire ate detyre?? Duhej mare nga Kosova dhe ber ministre ??? Lesh arapi e beri arsimin..

  6. degelisi says:

    Po pse nuk e shkarkon Rudina ministren Shahini?

  7. hasani says:

    Eh moj gazetkare, po ku ishe me pare qe te na ndihmoje pak ne aresim, pasi qenke e papare. Leri moj rudina fyerjet per ministren, ajo beri sa mundi dhe nuk beri pak, po ti cfare ke bere per kete vend, se po na e heq vehten si shume e zgjuar, apo sharje e fyerje per ata qe jane ne balle te punes, ne vend qe te tregoje pak respekt, edhe si femer qe je. Turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje