U infektua me Covid-19 por nuk shkoi në spital, flet Neritan Ceka: Jam mirë, prej 13 ditësh po mjekohem në shtëpi

9 Shtator 2020, 14:19Sociale TEMA

Politikani dhe arkeologu i njohur Neritan Ceka flet për gjendjen e tij shëndetësore, një ditë pasi u bë publik lajmi se ai ishte infektuar me Covid-19.

Duke folur për RTV Ora, Ceka është shpehur se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë është drejt shërimit.

Gjithashtu, pozitive me Covid-19 ka rezultuar dhe bashkëshortja e arkeologut të njohur.

Më tej, Ceka ka thënë se prej 13 ditësh ata janë duke marrë mjekim në shtëpi dhe nuk kanë pranuar të shkojnë në spital.

Ai falenderon të gjithë miqtë dhe kolegët për mesazhet dhe mbështetjen, si dhe apelon për respektimin e masave dhe kujdesin për veten.

2 komente në “U infektua me Covid-19 por nuk shkoi në spital, flet Neritan Ceka: Jam mirë, prej 13 ditësh po mjekohem në shtëpi”

  1. thuthuqi says:

    Vlere e madhe ne profesionin e tij, por pis si njeri.

  2. USA says:

    Hake laj mekatet e 98 dhe 92.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje