FOTOT: Nga format seksi te llogaritë bankare, ja si u transformua klani Kardashian-Jenner

10 Shtator 2020, 13:13Lifestyle TEMA
FOTOT: Nga format seksi te llogaritë bankare, ja si u transformua klani

Keeping Up With The Kardashians nuk do të shfaqet më në televizion pas 20 sezonesh të “reality show”-t dhe 14 vitesh. Shumë gjëra kanë ndryshuar për familjen e famshme gjatë këtyre viteve, por asgjë nuk ka ndryshuar aq shumë se pamja e jashtme e motrave dhe sidomos njerkut të tyre.

Që nga viti 2007, Kim, Khloe dhe Kourtney Kardashian kanë pësuar shumë ndryshime fizike, ndërsa Kendall dhe Kylie Jenner janë rritur para kamerave.

Ky “reality show”, që në fillim të vitit të ardhshëm do të ketë sezonin e tij të fundit, i ka ndihmuar të pesta vajzat që të bëjnë karrierë në botën e modës dhe biznesit.

Në fotogaleri do të mund të shikoni se si vit pas viti, familja Kardashian ka ndryshuar format, është parë me buzë më të trasha dhe me hundë më fine.

Sigurisht, ndryshimin më drastik e ka bërë Bruce Jenner, babai i Kendall dhe Kylie, i cili sot njihet si Caitlyn Jenner.

1 komente në “FOTOT: Nga format seksi te llogaritë bankare, ja si u transformua klani Kardashian-Jenner”

  1. qytetar says:

    o zot ku po shkojme …. vlersojme antivlerat…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje