“Larg PD-së deri sa Basha të jetë kryetar”, Dashamir Shehi krah Jozefina Topallit: Kemi nevojë për një përmbysje të madhe

10 Shtator 2020, 17:38Politika TEMA

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka qenë i ftuar pasditen e sotme në Report Tv, ku i ka folur për situatën politike në vend.

Shehi tha se mbështet idenë e Jozefina Topallin se vendit i duhet një ndryshim i rëndësishëm e jo vetëm një rotacion politik.

“Jam dakord me Topallin kur thotë se nuk kemi nevojë thjesht për rotacion, por kemi nevojë për një përmbysje të madhe”, shprehet ai. Por për të arritur ndryshimin, sipas tij, nevojitet kontributi edhe i Jozefina Topallit.

“Për mua është e mirëpritur përtej ideve që i shpreh me një pathos të madh, por unë gjykoj që Shqipëria ka nevojë për bijtë e bijat e veta ku hyn edhe Jozefina.”

Shehi pranon se edhe ndaj tij ka patur oferta për të lënë aleancën me Lulzim bashën, por thotë se ata që kanë marrë përsipër të bëjnë ndryshimin, duhet ta bëjnë me ndershmëri dhe jo nëpërmjet pazareve.

3 komente në ““Larg PD-së deri sa Basha të jetë kryetar”, Dashamir Shehi krah Jozefina Topallit: Kemi nevojë për një përmbysje të madhe”

  1. Juristi says:

    Dash nallonia po bo politike-serial filmi prej 30 vjetesh.

  2. uskania says:

    Hahaha! Të gjithë po u luten këtyre të bëhen me ta! Është njëlloj sikur t’i lutesh ASGJËSË.

  3. shabani says:

    Ça permbysje kari jeni per burg akoma me brockulla ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje