Rama në Malësinë e Madhe: Keni 30 vite me PD e nuk u mërzitët, me Saliun bëni mitingje, me ne punën

10 Shtator 2020, 13:55Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot nga afër kantierin e ndërtimit të ujësjellësit në bashkinë Malësi e Madhe, që do të zgjidh pas dekadash problemi i furnizimit me ujë të pijshëm në këtë zonë.

Kryeministri Rama u njoh nga afër me investimin në fjalë, ndërsa ndërtuesit i dhanë atij fjalën se puna do të mbyllet brenda nëntorit.

Kreu i qeverisë ka kujtuar edhe faktin se kjo zonë prej 30 vitesh është me ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa theksoi se me PS bëhet puna.

“A do të përfundojë brenda nëntorit?! Ju të PD keni 30 vite që nuk u mërzitet më Saliun.

Ju jeni të mirë, se i bëtë ca punë. Ky këtu ka qenë me Saliun (i drejtohet një prej pjesëtarëve të ekipit të punës).

Me Saliun bën mitingjet, me në bënë punën.”, tha Rama.

6 komente në “Rama në Malësinë e Madhe: Keni 30 vite me PD e nuk u mërzitët, me Saliun bëni mitingje, me ne punën”

  1. On says:

    Ore kaposh po nje rruge u cove nuk berendonje trimeri….investimet i ben privati por normal te duket vetja Bajrsktar dhe kujton se njerezit marin fryme prej teje….dhe ti 25 vjet ke….

    1. Black Jack says:

      Pyt Salen ma mire per investimet ne total , On air dude, dhe boj krahasim .

  2. Kalec Dega says:

    Ka shume te drejte gjigandi, ne Malesine e Madhe solli trenin, aeroportin dhe me Lali Erin do mbjelle portokalle si Sali geshtenja ne Vlore.
    =
    Prapeseprape deshtimi historik i Shqiperise dhe zhgenjimi i elektoratit shqiptar ka nje emer: Edvin Rama.

  3. Vatra says:

    Janë me Salihun se ai u zhvilloi EKOKANABIZMIN

  4. Ani says:

    Nje mut ke bere. Po qysh nuk skuqeni as zbeheni kur thoni broçkulla. Turp per ata qe ju besojne se per ju politikanet tane e dime qe turpin e hani me buke cdo dit.

  5. Curri says:

    Tani ata do behen me kete te gjatin, se vetem ai i heq breket, per ti bere qefin popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje