Mbi 28 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

10 Shtator 2020, 09:20Bota TEMA

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 28 milionë, transmeton Anadolu Agency.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 28.025.252 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 6.549.475 raste deri më tani.

Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë India (4.465.863), Brazili (4.199.332), Rusia (1.041.007), Peru (702.776), Kolumbia (686.856), Meksika (647.507), Afrika e Jugut (642.431), Spanja (543.379), Argjentina (512.293) dhe Kili (427.027).

Në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 284.943.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën. Deri më tani jetën e kanë humbur 908.000 persona. Ndërkohë, 20.103.536 milionë njerëz janë shëruar nga virusi ndërsa ende vazhdojnë trajtimin 7.013.716 raste aktive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje