Juristi Saimir Vishaj thotë se gjatë kësaj kohe nuk është bërë spastrim i drejtësisë, por thjeshtë një kalim i gjyqtarëve nga sistemi i drejtësisë në zyra avokatie.
Ai shprehet se gjyqtarët nuk mund të dënojnë të shkarkuarit nga vettingu pasi vetëm disa kohë më parë kanë qenë kolegë.
“Në këto momente që ne flasim, nuk mendoj që ne spastruam sistemin e drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët që kishin probleme me drejtësinë por ata i kthyem në një moment në avokatë.
Kjo është anormale, situatë alarmante për të cilën ne kemi pasur të gjithë shqetësim që do të thotë që nuk ka ndodhur asgjë. I hoqën nga sistemi i drejtësisë për t’i vendosur në studio avokatie.
Sot një ish gjyqtar i përjashtuar nga organi i vettingut shkon përballë me një avokat apo gjyqtar që ka qenë në një trup gjykues.
Ndërton një studio luksoze. Është shumë e vështirë që gjyqtarët dhe prokurorët të cilët kanë kaluar vettingut të gjykojnë kolegët e tyre.
Ata më parë mund të fusin në burg një avokat, një të varfër për 2 gramë hashash por e kanë të pamundur të fusin kolegët pasi nesër mund të jenë ata në të njëjtin status. Gjendja është alarmante”, tha ai për Ora News.
Une mendoj se hartuesit e reformes ne drejtesi duhet ta kishin parashikuar kete situate.E para ata jane hajdut dhe hajduti e ka vendin ne burg.E dyta ai mund te punesohet mbasi shlyen denimin por jo ne sistemin e drejtesise si avokat aq kohe sa denohet ne pezullim si gjyqtar,por mund te punesohet ne privat si jurist
Kjo qe derdellit ky palo jurist eshte mashtrim!
Qe u hoqen nga gjyqtar apo prokuror eshte tjeter gje,por nuk mund t’i heqesh te drejten e profesionit te juristit!
Ne se ata qe u hoqen nga drejtesia per korrupsion nuk duhet te punojne ne te gjitha fushat ku lidhen me drejtesine dhe duhet te shkojne ne burg!
Te tjeret,qe u hoqen per pa aftesi apo pa justifikime te vogla pasurie,nuk ka aresye pse nuk mund te punojne si avokat!
Ne se nje gjyqtar dhe prokuror nuk ka guxim apo aftesi t’i kundervihet ligjerisht ish kolegut te vet,tani avokat,ai nukl merioton te jete as gjyqtar e as prokuror!
Kur nuk i del dot para ish kolegut per arsye korruptive,po me eproret e tij te politikes cfare do beje?
Fshesen ketyre gjyqtareve dhe prokuroreve nga drejtesia dhe kjo behet vetem duke trajtuar me vemendje ankesat e viktimave te ketyre gjyqeve!
Nuk kuptoj si mund te flase dhe te jape mend ky. Eshte avokati me i poshter qe une kam njohur. Bashkepunonte me avokatin e pales tjeter per te me vene shkelmin ne fyt, me pagese. Kam fituar gjyqin vetem kur e hoqa se kuptova se po luante piset. Bastard