Nëntë vite nga ekzekutimi i gjyqtarit Skerdilajd Konomi, prona e familjes në bregdetin e Hamallajt akoma në dyert e gjykatës së Durrësit

10 Shtator 2020, 15:35Kronika TEMA

Nëntë vite nga ekzekutimi i gjyqtarit Skerdilajd Konomi, prona e familjes Konomi në bregdetin e Hamallajt në Durrës vijon të mbetet në dyert e gjykatës së Durrësit.

Nuk dihet si do të shkojë fati i procesit gjyqësor që ka regjistruar deri më sot 24 seanca gjyqësore, ndërkohë që gjyqtarja e çështjes Mimoza Margjeka po përballet me akuza të rënda dhe është nën masën e sigurisë ”arrest në shtëpi”.

Pasardhës të familjes Toptani dhe të tjerë kanë paditur Konomët dhe të tjerë për njohjen e tyre si pronarë dhe lirimin e pronës së paluajtshme në një sipërfaqe 275 hektarë në Hamallaj.

Në korrik të vitit 2011 familjes Konomi iu kthye një pronë prej 40 ha tokë në bregdet, trashëgimi nga familja e nënës së gjyqtarit Konomi, tokë që u kthye në burim konflikti mes pretendetëve për pronën.

Seancat gjyqësore kanë nisur që në mars të 2018-s dhe më e fundit ka qenë në 27 korrik të këtij viti, ndërsa gjykimi është në proces dhe pse me arrestimin e gjyqtares do të shënojë vonesa të tjera në gjykim.

Babai i gjyqtarit Konomi është një nga të paditurit në këtë proces për pronat në bregdet.

Kujtojmë që Skerdilajd Konomi ishte gjyqtar në Gjykatën e Vlorës. Ai më datën 9 shtator 2011 po shkonte në punë herët në mëngjes kur automjeti i tij shpërtheu.

Pavarësisht hetimeve dhe premtimeve për zbardhjen e ngjarjes, kjo ngjarje nuk është zbardhur dhe ende nuk ka një autor.

Disa herë kjo çështje është hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa së fundmi kjo çështja ka kaluar për hetim në kompetencat e Prokurorisë së Vlorës./tch

3 komente në “Nëntë vite nga ekzekutimi i gjyqtarit Skerdilajd Konomi, prona e familjes në bregdetin e Hamallajt akoma në dyert e gjykatës së Durrësit”

  1. taksapaguesi says:

    Ky nuk u ekzekutua ne mes te vlores , ne mes te dites sepse ishte gjykates por sepse ishte ish-pronar apo familje kulakesh qe kerkonte pronat. Ku jane ish-pronaret perse nuk ngriti askush zerin? Familja e tij nuk guxon te kerkoj drejtesi por jane mbyllur ne tmerr dhe degjojne Fevzon tu jape leksione per komunizmin.

  2. Banor tek gjiri lalezit says:

    Blendi Fevziu ka dijeni per vrasjen e gjygjtarit dhe pronat e grabitura
    SPAKU duhet ta pyesin kete gazetar sa e paguajti vrasesin e konomit
    Kjo ka rendesi shume sepse ky eshte ai qe paguajti

  3. tourkalvanos.... says:

    Kurre nuk do te kete Drejtesi ne nje vend arab……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje