Britania e Madhe ekstradoi drejt Shqipërisë disa shtetas shqiptarë të dënuar për krime të ndryshme që lidhen me trafikun e narkotikëve dhe sulmet ndaj autoriteteve.
Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme thuhet se drejt Shqipërisë u dërguan 12 të dënuar për vepra të ndryshme penale, pjesa më e madhe e të cilëve kishin hyrë ilegalisht në vend.
Mes personave të ekstraduar është 25-vjeçari, Kuinslend Dishi, i cili është dënuar me 20 muaj burg për një sulm me thikë ndaj një punonjësi të emergjencave. Ai u dënua në prill të këtij viti dhe për kërcënimet me mesazhe që bënte në drejtim të një shtetaseje.
Një tjetër person i dënuar nga autoritetet britanike që u ekstradua në Shqipëri është 27-vjeçari, Armand Gjyriqi, i dënuar me 8 vjet burg për trafikim kokaine.
Andrea Kopo është një tjetër i dënuar për drogë që u ekstradua, ai ishte pjesë e një grupi trafikantësh të cilëve iu sekuestruan 53 mijë paundë dhe kokainë gjatë momentit të arrestimit. Ai raportohet të kishte hyrë ilegalisht në vend.
Orgito Asllanaj u shpall fajtor nga gjykata e Exeterit në muajin maj dhe u dënua me 12 muaj burg.
Sipas Daily Mail, në burgjet e Britanisë ndodhen rreth 9200 shtetas të huaj, të dënuar për vepra të ndryshme penale dhe shqiptarët përbëjnë pjesën më të madhe të tyre, me 11%.
Sekretarja për çështjet e brendshme në Britani, Priti Patel ka paralajmëruar të gjithë shqiptarët e përfshirë në krime në Britaninë e Madhe se do veprohet me dorë të hekurt ndaj tyre.
Sipas Daily Mail, Priti Patel u shpreh: “Britania e Madhe është një vend më i sigurt pa këta kriminelë. Mesazhi nga këto dëbime është i qartë. Nëse vini në këtë vend dhe abuzoni me mikpritjen tonë, ne do t’ju deportojmë”.
dy prej shqiptareve te depertuar
Priti Patel me kryeministrin Johnson
Priti Patel
Priti Patel
Priti Patel
Priti Patel
Kthejini ne shpellat nga kane ardhur,shpellaret e Saliut.
Kujton Anglezi se ne ja kemi vënë flakën kampit të refugjatëve në Greqi.
bravo ju qoftw
bravo ju qoftw …
Po mir,
Po ata t huajt e tjer,afro 90 perqind ,a deportohen?
Se nese deportohen veç shquotare nga kontigjenti i t hujve ka dy gjera.
Ose shqiptart jan komb i lig,ose anglest jan racista kundra shqiptarve,seleksjonimi racjal.
deporton apo eksporton ?
deporton apo eksporton ?
Bravo keshtu e duan keta bythepalaret bile shteti shqipetare su suvejoj dhe gabimi. me
te vogel ti kabin ne burg
Ku eshte P.D-ja ti akuzoj anglezet se po vepron me menyra enveriste .?
E s mbarohen shqiptart n Britani
Sa mbarohet rona n bregdet pergjat
Aq mbarojn shqiptart refugjat