Avokati i lënë në arrest shtëpie nga SPAK, Skënder Demiraj është babai i një prej katër të rinjve të vrarë nga Kostandin Xhuvani, i dënuar me 35 vite burg.
Më 4 nëntor të vitit 2014, ai vrau katër persona në një lokal nate pranë ambasadës amerikane në Tiranë, ku njeri prej tyre ishte Arbër Demiraj.
Ai është djali i avokatit të arrestuar sot për një çështje korrupsioni për ndryshimin e masës së arrestit të një personi të akuzuar për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Sipas SPAK tre persona mes tyre edhe avokati Demiraj, ish-prokuror, i kanë dhënë një shumë prej 6 mijë eurosh gjyqtares Mimoza Margjeka për të nxjerrë nga burgu shtetasin Orion Bali.
Demiraj është edhe qytetar nderi i Burrelit i dhënë nga këshilltarët e majtë dhe të djathtë në vitin 2012.
Por 25 vite më parë, Skënder Demiraj ka qënë Prokuro i Apelit. Në atë kohë ish kryetari socialist fatos Nano i burgosur politik i Sali Berishës do të dënohej me 10 vite burg.
Në mënyrë të paporitur prokurori Skënder Deemiraj, pasi dëgjoi avokatët kërkoi lirimin direkt nga salla e gjyqit të liderit slicalist Nano.
Argumenti i paraqitur është se nuk ka asnëj provë kunmdër tij për ta dënuar. Kjo solli dhe irritimin e ish presidentit Sali Berisha dhe ish kreut të SHIK Bashkim Gazidede që e kërcënuan dhe me jetë.
Gjyqi u shty, dhe në moment gjykata e Apelit është rrethuar nga policia dhe forcat e SHIK-ut të asaj kohe. Madje ka pasur tre rrethime të gjykatës nga këto forca duke formuar një “darë” të fortë përreth gjykatës, e cila ishte në qendër të kryeqytetit.
Trupi gjykues u rikthye në sallë dhe dha vendimin, duke mos e pranuar vendimin e Demirajt si mbrojtës i akuzës, një rast i paprecedent në historinë e gjyqësorit kur prokurori kërkon lirimin nga burgu të një personi, gjykata ka të drejtë të vendosë për atë që kërkon akuza.(TemA)
Rreziku qe su ngop me lek 45 vjet ne sistemin e drejtesis
ja ku perfundoi hajduti i pa fytyre
Tani drejtesia duhet ta harroj per nje kohe te gjate kete palo mashkull
ta kuptoj si eshte qelia se nuk jane te paket ata njerez qe ka lene pas hekurave dhe disa raste me te padrejt
ka shume bile
Provoje skendo ne kete mosh sapunin
Sali Berishen nuk donit ???? E pra mbaeni fort dhe mos e leshoni ……me aq sa beri ne shpatullat e shqiptareve ne 1997-ten dhe shqipot e zgjodhen prap Kryeminister ne 2005-sen ……sta ka fajin njeri , cdo hedhesh do presesh eshte sot , mbaeni me shendet kancerin digital dhe lutuni te jetoj gjate , te lexojme deri sa te ngordhi bema te tilla …..