Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, thotë se Policia e Shtetit duhet të rivitalizohet. Për ta arritur këtë, sipas Lleshajt, nga radhët e policisë duhet të largohen efektivët në moshë dhe ata që kanë probleme fizike. Lleshaj e bëri këtë deklaratë gjatë ceremonisë së prezantimit të forcave “Shqiponja” në Lezhë.
“Do ta modernizojmë trupën e policisë. Ata për arsye moshe apo fizike do të duhet të largohen, do të trajtohen në kushte të njëjta sikur të ishin, por thjesht duhet të hapim rrugë, që të rinjtë të marrin rol në Policinë e Shtetit.
Në një studim të fundit për programin e policimit në komunitet, nga sondazhi për nivelin e vlerësimit publik për policinë dhe sigurinë, rezulton se vlerësimi pozitiv për policinë është në nivele të larta historike, mbi 62% besojnë te policia dhe roli i saj. 75% beson se është i sigurt kur udhëton edhe natën në qytet apo fshat”, tha Lleshaj.
Ministri bëri apel për të gjithë punonjësit e policisë që të luftojnë krimin. Ai vlerësoi njësitë e posaçme në policinë e shtetit, ndërsa tha se OFL është krijuar për të goditur pasuritë e vendosura në rrugë kriminale.
“Kemi shtuar njësinë ‘E’ kundër krimit ekonomik. Njësia ‘K’ ka për detyrë kapjen e atyre që i janë shmangur drejtësisë.
Kjo është një shtysë për t’i gjetur kudo që janë, për t’i vendosur para drejtësisë. Njësia ‘K’, kapjes së personave në kërkim do të funksionojë në bashkëpunim me homologët. Njësia ‘I’ është e inteligjencës.
Njësia ‘C’ merret me luftën kundër krimit kompjuterik. Këtu kemi nevojë për djem dhe vajza në fushën e informatikës, i ftoj që të bashkohen në luftën kibernetike.
Së fundmi njësia OFL, që është krijuar për të goditur pasuritë e vendosura në rrugë kriminale. Në Shqipëri krimi ka marrë një farë goditje, por jo përherë pasuritë e tyre janë prekur. OFL synon që, të marrë pasuritë e vëna në rrugë kriminale atyre që i kanë ngritur mbi gjakun e të tjerëve”, tha ai.
Respekto pervojen, boll me polic e police adoleshente dhe pa edukate sepse eshte perhapur ne mase. Sigurisht qe te pa aftet dhe barkderrat duhen hequr por jo me lopate dhe pa i selektuar.
Ministri me i paafte ne histori
MOSE MORE MINISTER SE DO TI LESHE PA PUNE DISA BABALLARE TE GJORE.VENDOSI NEPER ZYRA SA TE DALIN NE PENSION ,PO QE SE NUKE BEJNE PER SHERBIME NE TERREN.MOSE I PERDORNI SI MISHE PER TOPE,SEPSE MUNDE TE JENE TE RREZIKUAR EDHE ME JETE SEPSE JANE EKSPOZUAR NE PUBLIKE ME GRUPET TE NDRYSHME MAFIOZE. KALOI NE POLICINE PRIVATE KU TE SIGUROJNE PASURINE E OLIGARKEVE si psh tegun e kompani.