Depozitohet në Kuvend ashpërsimi i Kodit Penal, 15 vite burg kush shkel rregullat e ndërtimit

9 Shtator 2020, 08:20Kronika TEMA

Sikur kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama, qeveria ka dërguar në Kuvend projektligjin për ashpërsimin e Kodit Penal, që ka qëllim ndëshkimin deri në 15 vite burg për personat që ndërhyjnë në mënyrë te paligjshme në konstruksionin e ndërtesave.

Qeveria u vendos në lëvizje për të hartuar projektligjin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Projektligji parashikon që kryerja e cdo veprimi me dashje që mund të sjellë rrëzimin e pjesshëm apo të plotë të ndërtesës apo të ndërtesave të tjera që mund të rrezikojnë jetën e njerëzve dënohet me gjobë ose burgim deri në 5 vite.

Drafti parashikon që kur nga ndërhyrja, pra kryerja e veprës penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënimi varion nga 5-10 vite burg. Ndërsa kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e njerëzve dënimi varion nga 7 deri në 15 vite burg.

Inxhinierët, projektuesit dhe zbatuesit parashikohet që të dënohen nga 1 deri në 5 vite burg nëse lejojnë një ndërtim jashtë standardeve ligjore, ndërsa nëse nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale 10-15 vite dhe nëse ka pasoja në njerëz 7-15 vite.

2 komente në “Depozitohet në Kuvend ashpërsimi i Kodit Penal, 15 vite burg kush shkel rregullat e ndërtimit”

  1. qytetar says:

    Ku ishit me pare …. megjithese ligjet e tilla kane qene qe para se Saliu ti vinte kazmen vendit .

  2. H says:

    Forconi dënimet e ndërtimit , eleminoni dënimet e korrupsionit parlamentar dhe gjykatave, vjedhjet , mafjen, vrasjet dhe krimet ndaj popullit etj. Orientimi eshte I qarte, Të mbrojme veten , të dënojmë të varfërit. Kjo eshte politika 30 vjeçare. Nga njëra dhe tjetra palë. Thonin shkodranët, ma nep, ta nap dhe hidhe matanë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje