Policia Kufitare ka parandaluar një rast të tentativës së kontrabandës me mallra që paguhet akcizë dhe të mos deklarimit të të hollave në kufi.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në Portin e Durrësit janë sekuestruar rreth 61 mijë e euro dhe 46 artikuj bizhuteri flori.
Policia njofton se si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, minibuzi i linjës Shqipëri – Francë – Shqipëri, me drejtues shtetasin A.M.
Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në bashkëpunim edhe me specialistët e Trafiqeve të Paligjshme dhe ata të hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në kabinën e shoferit A.M., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 60960 euro si dhe 46 artikuj (bizhuteri) floriri.
Në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi A.M., 48 vjeç, banues në Shkodër.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, po vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.
Like floriri ai dhe berisha jane e keqja e ketij vendi do mundohem ti eleminoj nje nga nje
Berishen do e dergoj ne pencion ose tufin ku e ka ai me te lehet, si i kane ardhe punet te preferoj tufinen ne te kundert qelit e ftohta te burgut ri
Liken do ta gropos bashk me partin dhe ne fund une demokrati lulzim do ti fus nje plumb vehtes
Bizhuteritë janë 1000 % të vjedhura.
Ka mbi 30 vite që bëhet kjo kontrabaandë, tani u “zgjuan” autoritet ????
Në Greqi dhe Itali bëhet nami me floririn shqiptar, me qindra kile…
Dilte me ndihmën e Doganave shqiptare dhe të huaja.
Nejse meqë u zgjuan tani autoritetet , le të vazhdojnë punën e mirë.
Më mirë vonë sesa kurrë.