Gjykata vendos “arrest me burg” për babë e bir që vranë 23-vjeçaren, avokati: E kanë mohuar, ata nuk bënin jetë normale, vajza nuk vinte në shtëpi

6 Shtator 2020, 13:14Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për Faik e Shkëlzen Bucin, babë e bir që vranë 23-vjeçaren Eglantina Buci 8 vite më parë.

Pasi ka dëgjuar palët, gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg babë e bir.

Pas vendimit avokati mbrojtës tha se klientët e tij e kanë mohuar krimin dhe se Faik Buci mendon se e bija është prostituuar pasi nuk vinte në shtëpi.

“Ata nuk kanë jetuar normalisht. Babai mendon se mund të ketë ndodhur prostituim i vajzës sepse ata nuk bënin jetë normale.

Vajza nuk vinte në shtëpi dhe ai mendon se mund të jetë prostituuar”, deklaroi avokati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje