Policia ka ndërmarrë një aksion gjatë mbrëmjes, ku ka shoqëruar një grua, e cila rezultonte e shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për terrorizëm.
Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Interpolin kanë bërë shoqërimin e 43-vjeçares Lubjana Gjeçaj, banuese në Unazën e Madhe në Tiranë.
Masa e arrestit i është komunikuar sot ndërsa pritet ekstradimi i saj drejt Italisë, ku është dënuar me 3 vjet burg.
Gjeçajt mësohet se ka qenë emigrante në Itali dhe ka dyshime se aty ka qenë pjesë e një grupi radikal. Është identifikuar nga policia italiane se ajo ka qenë pjesë e këtij grupi.
Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano, Itali, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”.
Po kush është Lubjana Gjeçaj dhe si funksiononte grupi ku ajo bënte pjesë? Ky grup i strukturuar kriminal, kryente martesa mes të rinjve dhe i dërgonte ata në Turqi, dhe më pas në Siri për të luftuar për të ashtuquajturin Shteti Islamik.
Një krushqi e lidhur me familjes së një vajze të re italiane dhe një shqiptari me origjinë nga Laçi në 2014, zbuloi celulën terroriste që rekrutonte luftëtarë për ISIS-in (shtetin islamik).
Pas 8 muajve hetime, në një operacion të gjerë të shtrirë në disa qytete në Itali dhe në Lushnjë të Shqipërisë, 10 persona ranë në pranga, 4 italianë,1 kanadez dhe 5 shqiptarë.
Përveç Lubjana Gjeçajt, pjesë e grupit ishte dhe Dritan Gjeçaj bashkëshorti i 43-vjeçares, Baki Çoku, Aldo Kobuzi dhe Arta Kakabuni.
Eshte nga familja e Gezim e Sherife Gjeçit nga Tirana.
Erdoigan turqi dhe shqiptare bythqi qe po e mushin vendin me xhami. Kto jane pasojat e lidhjes me turqin vetem rradikalizem islamik bien kto dhe faji eshte i edi rames me kete miqesi me turqit e shkerdhyer