Mëngjesin e sotëm polumbarët e RENEA-s, në bashkëpunim me strukturat e policisë së Kukësit kanë mundur të nxjerrin nga uji trupin e 19-vjeçarit Sejmir Bajrami, i cili u mbyt ditën e djeshme në rezervuarin e Novosejës.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme. I i riu ishte futur të lahej në rezervuarin e Novosejës, por nuk mundi të dilte më nga uji.