Krijohet njësia ‘K’, Lleshaj: Të gjithë ata që i janë shmangur drejtësisë prej 30 vitesh dhe struken në Amerikë, duhet të ‘dridhen’

3 Shtator 2020, 22:07Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka prezantuar sot nga Berati krijimin e njësisë së re Operacionale, e cila do të quhet ‘K’.

Sipas Lleshajt, kjo njësi do të shërbejë për kapjen e personave në kërkim, që i janë shmangur drejtësisë prej më shumë se 30-vjetësh dhe që kanë shkuar të struken në Amerikë.

“Kemi 12 ekipet “Shqiponja” të reja në ҫdo Qark. Pastaj kemi shtuar Njësinë “E”, që është Njësia e luftës kundër krimit ekonomik, e cila ka për mision të përballojë ose të luftojë krimin në fushën ekonomike dhe financiare, duke u përqendruar tek pastrimi i parave, tek evazioni, tek figura të tjera të krimit.

Pastaj një kapacitet tjetër shumë i rëndësishëm i shtuar së fundmi në Policinë e Shtetit është Njësia “K”, njësia që ka për mision kapjen e personave që i janë shmangur drejtësisë.

Në harkun e 30 viteve të fundit, një numër jo i vogël keqbërësish dhe kriminelësh, i janë shmangur drejtësisë; përmes arratisjes, përmes largimit nga vendi, përmes fshehjes.

Një pjesë e tyre kanë dalë edhe jashtë vëmendjes në harkun e këtyre viteve. Ndërkohë që me krijimin e kësaj njësie të re, ne kemi marrë përsipër të adresojmë këtë kategori.

Kjo njësi është tashmë e anëtarësuar në rrjetin europian të njësive homologe që merren me kapjen e personave që i janë shmangur drejtësisë.

Dhe në bashkëpunim me to, në kuadër të një programi të mirëmenduar dhe të mirëkoordinuar, po merret me kërkimin e personave, të cilët kanë llogari për të dhënë para drejtësisë shqiptare, por që ndërkohë janë strukur, janë fshehur, apo janë edhe hapur rrugëve të Europës,

Amerikës e më gjerë, me synimin për t’i sjellë, për t’i ballafaquar me krimin e tyre dhe për t’i ballafaquar me drejtësinë në Shqipëri.

Duke dhënë kështu mesazhin që edhe mund të vonojë, por kurrë nuk do të harrojë dhe kushdo që ka llogari për të dhënë ose për të shlyer me drejtësinë do të duhet ta japë atë.

Dhe rezultatet e kësaj njësie janë të dukshme. Kanë filluar tashmë që të dëgjojmë edhe raste kështu disi absurde, që një person i dënuar para 30 vitesh kapet tani. Dhe nga fotoja e një djali të ri, sot Policia e gjen në një moshë të thyer, pothuajse të thyer.

Por gjithësesi është sinjali i duhur ndaj të gjithë atyre, të cilët ende nuk e kanë shlyer dënimin para drejtësisë. Një njësi tjetër është njësia “I“, njësia e ngarkuar me inteligjencën, me mbledhjen, përpunimin, analizën e informaconit policor në funksion të qëllimit për ta.

Që nga viti 2013, numri i forcave të Policisë së Shtetit është rritur me 13 dhe kjo është përkthyer me rënie të ndjeshme të treguesve të kriminalitetit në vend dhe është përgjysmuar numri i vrasjeve në vend.

Vetëm 2-vitet e fundit janë shtuar 700 efektivë të rinj në forcat e policisë dhe kemi 12 njësi operacionale,të shpërndara në cdo qark,”– tha ai.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili tha se Qarku Berat në tërësi është një qark me kriminalitet të ulët dhe se për 8 muaj ka vetëm një vrasje, asnjë tentativë vrasjeje e asnjë vjedhje me armë e dhunë.

Kjo bëhet për të rritur kapacitetet e Policisë së Shtetit në shërbim të rendit dhe sigurisë publike. Ne jemi të bindur se investimi në fushën e  sigurisë është investim në themelin e shoqërisë sonë, për një jetë sa më normale të qytetarëve të këtij vendi.

Qarku Berat në tërësi është një qark me kriminalitet të ulët, për 8 muaj ka vetëm një vrasje, asnjë tentativë vrasjeje, asnjë vjedhje me armë e dhunë dhe kjo falë përkushtmit dhe punës profesionale në drejtim të parandalimit dhe goditjes së kriminalitetit në çdo fushë që ai shfaqet,”– tha Veliu ndër të tjera.

9 komente në “Krijohet njësia ‘K’, Lleshaj: Të gjithë ata që i janë shmangur drejtësisë prej 30 vitesh dhe struken në Amerikë, duhet të ‘dridhen’”

  1. tropoja says:

    ik o lesh na çave trapin per dite duke kriju njesi fantazma qe paguhet me taksat tona,a thua jemi usa njesi per çdo lloj kriminaliteti palkavra njeri i pa afte

  2. Sandri says:

    Keni aty ne Amerike Dritan MIshton (ish sekretar personal dhe konsull i Saliut ne New York) qe bleu me 1 milion e 250 mije dollare pare te thata, pa kredi, nje shtepi ne nje zone te pasur ne New York

    1. Likja says:

      PO AMERIKA CFAR BERI.KUR KY BLEU SHTEPI ME PARA KESH…FRYNTE SYTE…

      1. NjesiaM says:

        Po Amerika prandaj bene sikur ua shtrengon ketyre vendeve te botes se trete dhe strehon te gjithe ata qe kane miliona me afera te ndryshme,aresyeja e thjeshte grumbullon valute!Atje strehohen gjysma e me te kooruptuarve te botes nen sebepin se ndiqen politikisht!
        Popujt idioter pastaj i tall me gjoja sikur u ka hequr vizat te koruptuarve per ne Amerike dhe idiotet e hane pernjehere!Rasti me konkret eshte per monumentin e agjenturave te Ballkanit Sali Berisha qe tall menderen duke bere sikur eshte friksuar e nga ana tjeter sypeshkaqeni bredh neper bote haptazi me parate e vena padrejtesisht nga Kryekimi Berishe qe po Amerikanet kerkojne ta riciklojne prape nepermjet fabrikimit te tyre por kesaj radhe me emrin Lulezim Basha neperjet te derguarit te tyre Arvizu por kesaj radhe grua ku “burri i shtetit” i ka patur vartes te gjithe keta pseudodiplomate!
        Tani genjejne popullin me njesine “K”,pastaj do krijojne njesine “P” e me pas njesi e gjithe alfabetin shqipetar deri sa “kali “te ngordhe jo nga ndeshkimi por nga natyra,perse jo edhe te groposet ku e ka lene amanet prane Hajdareve!

    2. L says:

      Dritan Mishto eshte agjent grek ne Vatra e Amerikes.Dhe gruaja e tij eshte kryetare e nje organizate spiunazhi greke kunder shqiperise.Verifikojini keto gjera min Lleshi.

  3. Shqiperia says:

    O sander Te qifsha gocen. Grain, motren edhe nenen O piss kap veten tate njehere hajdut me vixen pastaj mendo per ata be amerike

  4. Asd says:

    E keni me kollaj te kapni ata qe nuk kane bere asnje krim. Jane me pak ne numer.

  5. Pse e shan or te shkerdhefte motren afrike , apo te dogji , ... says:

    Prit se ne byth e ke.

  6. apolonacademy says:

    me kot minister se ty leshi ska ber vaki ndonjehere, por Eshte taktike e krieministrit shakaxhi kjo gje , sepse po te kete ministra te afte , del vet jasht loje , ju erdhi dita Dhe koha jepini tallni bythen , populli nuk e ka problem nje shqiptar jeton deri ne 500 vjet , do rregullohet 100 vjecarin tjeter ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje