Shkëlzen Berisha humbi sot edhe përballë Gjykatës së Apelit në SHBA, ndaj gazetari të njohur Guy Lawson. Në librin ‘Armët dhe Çunat’, që ka në thelb tragjedinë e Gërdecit, Lawson ka shkruar edhe për djalin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzenin, duke nxjerrë fakte dhe prova, që sipas autorit, provojnë se Berisha ka qenë i përfshirë në biznesin famëkeq të armëve. Berisha i cilëson si shpifje gjithë ato që janë shkruar në librin e Lawson dhe për këtë ngriti edhe padi ndaj gazetarit.
Por padia e parë iu rrëzua fillimisht në Gjykatën e Shkallës së Parë në Florida, në mars të 2019-ës dhe sot në Apel. Pasi humbi gjyqin në 2019-ën, Berisha bëri disa deklarata në medie, ku tha se ishte përpjekur të flasë me email me Lawson apo ai nuk i ishte përgjigjur, apo se Veliaj ishte burimi kryesor i informacionit për gazetarin.
Në atë kohë, dritare.net bëri një intervistë me gazetarin, i cili iu përgjigj deklaratave të Berishës. Ai tha se, Berisha nuk provoi dot asgjë nga këto që tha në gjykatë dhe se janë thjeshtë teori konspirative.
– “Z. Berisha nuk ishte në gjendje ta provonte këtë email gjatë procesit gjyqësor, dhe nuk ka asnjë provë se ai më ka kontaktuar mua para se libri im të publikohej, gjë që në fakt, z.Berisha e di mirë.
-Erion Veliaj ishte një nga burimet e mia, por siç vuri në dukje gjyqtarja Cooke në vendimin e saj, unë mbështetem te një numër i madh burimesh të tjera, për të provuar përfshirjen e Paditësit(Z.Berisha) duke përfshirë artikujt e New York Times, Broqard Beach New Times, New Republic. Dokumentari i “Al Jazeera”, “Bullets and Bucks”, ka zbuluar tabulatët diplomatikë, në të cilat ambasadori i SHBA implikon zotin Berisha në marrëveshjen korruptive të armëve, si intervista me shumë njerëz të tjerë që besojnë fort se zoti Berisha ishte i përfshirë në këtë marrëveshje. Me fjalë të tjera, kishte një numër të madh burimesh që implikonin zotin Berisha në këtë trafik armësh.”, tha Lawson në mars.
Atëherë Berisha e quajti gënjeshtër takimin e Lawson me “çunat”, siç i quan vetë gazetari në libër. Ndërsa Lawson tha:
-“Gjykatësja Cooke e hodhi poshtë këtë argument, si një “teori konspirative” që “nuk arrin të provohet me dëshmi të qarta dhe bindëse”. Qëllimi im ishte dhe është nxitja e vëmendjes ndaj veprimtarive korruptive me shpresën se një hetim i duhur do ndërmerret për ngjarjen në Gërdec.”
Velija, o idiot, jo Veliaj!