Rama telefonatë me presidentin e Ukrainës, si kryetar i OSBE-së

11 Shtator 2020, 20:01Politika TEMA

Kryeministri Rama, në cilësinë e kryetarit të radhës së OSBE-së, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky.

Në fokus ishte koordinimi i përpjekjeve për një zgjidhje paqësore në rajonin e Donbas.

Zhelenski e falenderoi Ramën për përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit në këtë zonë dhe rivendosjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Sipas njoftimit të Presidencës ukrainase, Rama i konsideroi të guximshme përpjekjet e këtij vendi për paqe.

Rama ftoi Zelenskyn të vizitojë Shqipërinë. Të hënën, Rama do të jetë në Vienë në një konferencë që OSBE zhvillon për luftën kundër terrorizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje