Disave u mbyllet kariera ndërsa të tjerë zgjerojnë hapsirat. Edhe këtë vit sezoni i ri televiziv nuk vjen pa surprizat e zakonshme qe Lapsi.al i ka qëmtuar. Ndryshimin më të madh duket se e ka bërë Top Channel, i cili e ka kaluar “Open” të Eni Vasilit 4 herë në javë, në ora 21 00. Lëvizja është bërë për të shtuar konkurencën me Opinion-in e Fevziut, duke thithur të martën dhe të mërkurën audiencën një orë para TV Klan. Por, dëm kolateral i kësaj lëvizjeje ka qenë emisioni tradicional i Topit, “Top show” i Alban Dudushit, i cili është larguar nga ekrani. Ende nuk ka asnjë njoftim se çdo të bëjë Dudushi, ndërkohë që bashkëshortja e tij, Bieta Sulo, do vazhdojë emisionin e pasdites “Ftesë në 5”.
Tërmet ka ndodhur edhe në ABC, në fillimin e sezonit të ri pas ndryshimit të pronësisë. Risia e këtij sezoni do të jetë një emision nga Baton Haxhiu, data e fillimit nuk është komunikuar ende, që do të trajtojë afërsitë dhe diferencat kulturore Shqipëri-Kosovë. Nga ana tjetër, ABC i ka dhënë fund emisionit “Byro politike” që drejtohej nga Juli Xhokaxhi, e cila ka deklaruar se mënjanimi i saj është bërë pa asnjë paralajmërim.
Edhe Mirela Milori është larguar nga drejtimi i edicionit të lajmeve të mbrëmjes. Sipas disa burimeve drejtuesit i kanë kërkuar asaj të shkëputet nga TV, gjë që gazetarja që nuk i është ndarë kurrë medieve të Aleksandër Frangajt, nuk e ka bërë kurrë. Ajo do mbajë emisionin e mesditës në Klan dhe mendohet të kalojë në një TV të ri informativ që Frangaj pritet të hapë në platformën e tij. Vendin e Milorit në ABC e ka zënë menjëherë Jonida Shehu, e cila i rikthehet informacionit pas drejtimit të debateve kulturore.
Çudi në mjedis ka bërë mosfillimi i emisionit nga Sokol Balla në Nevs 24, ndërkohë që konkurrentët e tij direkt kanë startuar. Disa zëra pretenduan se Balla synon konkurimin si drejtor i përgjithshëm i RTVSH, por nga Nevs 24 e përgënjeshtruan këtë info duke e argumentuar vonesën me ndërtimin e studios të re. E sigurt është se pas një kontradikte financiare me Skënder Minxhozin dhe Agron Gjekmarkajn, ky i fundit është larguar nga Real Story.
Ai që duket se do ti mungojë ekranit të Ora News këtë sezon do të jetë edhe Artur Zheji me 360 gradë. Ndonëse formalisht i pezulluar, Ylli Ndroqi, që ka gjetur rrugët të paguajë punonjësit, nuk ka dashur ta ripërtrijë kontratën e Zhejit, si pasojë e mosmbështetjes prej gazetarit kur prokuroria sekuestroi televizionin.
Kjo eshte demonkracia. Fol kundra qeverrise, do ta hash. Berisha ishte monster Po kto Nuk beri
Berisha ,ishte dhe është një Bythqir Malok.
Per ty or peshk i peshkuar,sa per Berishen vertet nuk i bente dhe arsyet ishin dy:E para ,sepse nuk kishte gazetare kundra te gjithe ishin me te dhe sot jane po me kafshen e pyllit .Dhe e dyta :Berisha nuk merrej me gazetare por digjte gjithe Shtypin qe e cenonte ose duke e mbyllur ate!Nga e shkruajtura e kuptoj qe je nga ata peshqit qe peshkon LSI(Luli,Saliu,Iliri)!Se desh harrova ,kompiuteri nuk eshte vetem per te pare nudo dhe seks por edhe per te mesuar se si te shkruash edhe pse nuk mund te kesh mbaruar filloren se per 8 vjeçaren as qe behet fjale!
Mire e ke…Berisha nuk e beri se Berisha e zgjidhte ndryshe….i hiqte qafe dhe i conte ne ate bote kush i dilte kunder…
hahaha, kam pershtypjen se po flet per nje Berishe tjeter….
Keta jane dhipat shqiptare.Njeri me injorant se tjetri
llapaqenet te televizioneve. Nivele nen medioker, ambicie mbi yje. Nje tjeter sezon per te mos e hap fare televizorin
Fytyrat me antipatike
Ndoshta emisjoni i Baton haxhiut do jet intersant le ta shohim???
Televizione leshi.I mënçëm është ai që shet televizorin.Gjithë të këqiat sot vijnë nga televizionet,radiot dhe gazetat.Ai që nuk i përfill ata është i qete dhe nuk shkatëron veten ishte apo nuk ishte kështu…Athina ka reth 53 kanale dhe 45 japin 24 orë reklama dhe katër apo 5 japin gjoja lajme dhe si thotë njëri nuk thotë tjetri.Jetojmë në një epokë që nuk duhet jetuar…
Demontakracia qenka bosh haha, cfare pune ka Qeveria me televizionet private?
Qeveria e Saliut nuk te hiqte nga tekevizioni.Po ne nuk kemi lindur dje dhe disa gjera per fatin tend te keq i mbajme mend se cfare u be me gazetaret psh ne Maj te 2006, etj etj.
Duket te ka filluar skleroza, te shkuara po kjo semundje i ka demet te pakthyeshme. Keq ardhje.
Demon ta Kercita…
Sal Ram Berisha eshte poshtersia, pabesia, vobektesia, ndyrsia, imoraliteti i krejt KOMBIT SHQIPETAR…..qeeeeee kur ka filluar Jeta ne ate Toke te bekuar…….a ta marrsha, mos e kujto ate plehr………ka ky Vend plot Probleme e Halle qe duhet te permiresohen me patjeter…………Harroje at kafshe me fytyre Njeriu se vetem e ka shkatrru at Komb ……..TUNG
Eshte per tu vlersuar qe jane po ato gazetare qe bredhin nga nje ekran tek . Kazani qe qarkullon po te njejten çorbe.