Tensionet me Greqinë e Francën, Turqia nis stërvitjen ushtarake në brigjet e Qipros. SHBA: Lër anijet dhe fillo dialogun!

11 Shtator 2020, 18:27Bota TEMA

Ndërkohë që Greqia përpiqet të gjejë gjithnjë e më shumë aleatë duke patur në krah presidentin e Francës, Turqia ka forcuar pozicionet e saj në terren duke njoftuar dërgimin e anijeve ushtarake në brigjet e Qipros dhe Rodosit.

“Protothema” shkruan sot se së fundmi marina turke ka njoftuar një stërvitje të gjerë ushtarake në brigjet e Qipros.

Gjatë stërvitjes do të përdoret zjarr i vërtetë, gjë për të cilën turqit kanë paralajmëruartë gjitha anijet që lundrojnë në zonën në fjalë.

Krahas kësaj, një numër i madh anijesh ushtarake turke gjenden në jug të Rodosit duke mbështetur anijen kërkimore “Oruç Reis”, e cila po kryen kërkime në det për hidrokarbure. NATO i ka kërkuar të dyja vendeve që të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Turqia duket se është bezdisur më shumë nga mbështetja e ofruar për Greqinë dhe Qipron nga pjesëmarrësit në samitin Korsikan, i thirrur nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy i kërkoi Greqisë të tërheqë anijet e saj luftarake rreth anijes turke “Oruc Reis”.

Ai po ashtu foli për “militarizim” të ishujve lindorë të Egjeut dhe “presionit ndaj pakicës turke” duke kërkuar të hiqet dorë sa më parë.

Nderkohe në një deklaratat për gazetarët, një ditë para vizitës së tij në Qipro, Sekretari i Shtetit i SHBA bëri thirrje për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Greqisë dhe Turqisë, pas provokimeve të vazhdueshme të Ankarasë.

Pompeo bën thirrje që anijet luftarake të largohen nga zona për t’i lënë vendin bisedimeve.

“Gjërat që po ndodhin sot në Mesdheun Lindor janë të rëndësishme dhe unë dua të kem mundësinë të flas me udhëheqësit atje në Qipro për vizionin e tyre, qëllimet e tyre dhe gjërat që ata do të dëshironin për të bërë”, tha ai.

Pompeo më pas iu referua bisedave telefonike që presidenti amerikan kishte bërë me Mitsotakis dhe Erdogan, ndërsa tha: “Presidenti Trump është shumë i qartë dhe ka kërkuar që mosmarrëveshjet detare të zgjidhen në mënyrë diplomatike dhe në mënyrë paqësore. I kuptoj rreziqet nga perspektiva e popullit të Qipros.”

7 komente në “Tensionet me Greqinë e Francën, Turqia nis stërvitjen ushtarake në brigjet e Qipros. SHBA: Lër anijet dhe fillo dialogun!”

  1. Lali says:

    Grekqira beni sumen gatiiiiii.

  2. injo says:

    do shkojw Hoti prapw ne Amerikw?

  3. Bazarhesap says:

    Kolonia Arabo-Franceze e ashtu quajtur Grekqirje ka te drejte vetem ne Afrike,diku aty afer Etiopise!!!

  4. Janulles me hanxhar kokes. says:

    Makron u nxitua me reagimin e tij ne konfliktin Greqi -Turqi. Vendet e EU-se ne fillim te konfliktit edhe te shtyre nga islamofobia u duk sikur ishin ne krah te Greqise. Por me kalimin e kohes u qartesuan interesat e Frances ne mesdhe dhe kjo beri qe shtetet e tjera te shihnin akoma me me shume vemendje konfliktin dhe shkaqet qe sollen ne te. Mbeshtetja ndaj Greqise eshte shuar. Edhe venia e zjarrit ne kampin e rrefugjateve ne Moria nga Greket e ul akoma me shume mbeshtetjen e vendeve te tjera ndaj Greqise. Te gjithe apelojne per dialog dhe dialogu i sjell Turqise me shume fitime se sa lufta. Kete e dine Greket. Gjithsesi Greket duhet te bejne gati sumatricen se farfalla do u shqyhet, me dialog apo me lufte.

  5. Adi says:

    Amerka si shpirt nje fjale thot dhe e fusin ter bishtin ne shale

  6. Qipriot says:

    wari K…arrixhinjte greeeko turqit ta hajne …nuk jane per asnje gje vetem per rrumuje !

  7. Rambo says:

    @ injo
    Nuk ka me shku Hoti ne Amerike.Ka me shku Micotaqi ne Izrael

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje