Siç jeni në dijeni, më 07.05.2020 hyri në fuqi ligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në RSH”.
E kemi thënë që në krye të herës që ky ligj, siç e thotë dhe titulli i tij, do të përmbyllë të gjitha marrëzitë e bëra me pronat në Shqipëri në këto tre dekada.
Pjesë e këtij proçesi është dhe ai i efekteve të ligjit 7501/1991 “Për tokën”. Në kuadër të këtyre sfidave, pas asaj të përmbylljes së proçesit të legalizimeve, është sfida e çertifikimit të tokës buqësore.
Kjo sfidë përbëhet nga përfundimi i pajisjes me tokë të atyre familjeve dhe kategorive për të cilat ende nuk është bërë; nga përfundimi i proçesit të pajisjes me AMTP (Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi) i tyre; gjithashtu edhe regjistrimi dhe çertifikimi i pronës në fshat.
Kujtoj këtu se nga proçesi i ndarjes së tokës, deri tani kanë përfituar rreth 450.000 familje fshatare, me rreth 1.8 milion pasuri toke, një pjesë e mire e të cilave janë ende të pacertifikuara. Pikërisht në këtë proçes është fokusuar puna jonë gjatë këtij viti.
Përtej kësaj, përsa mund të duket absurd, ende rezultojnë rreth 22.000 familje fshatare të cilat janë pajisur pjesërisht ose nuk janë pajisur asnjëherë me tokë buqësore.
Pra, nga njëra anë, siç e dimë të gjithë, rezultojnë abuzime pa fund për tokat buqësore; dhe nga ana tjetër, pas dekadash të tëra rezultojnë me mijëra familje që nuk janë pajisur ende me tokë buqësore.
Disa herë përgjatë viteve, qeveritë e kanë zgjatur afatin e pajisjes me tokë, por pa qënë në gjendje ta përmbyllin asnjëherë atë.
Ligji 20/2020 i vënë kapakun përfundimtar këtij proçesi, duke i bërë një thirrje përfundimtare me afat 6 mujor këtyre familjeve. Duke pasur parasysh që ligji ka hyrë në fuqi në 07.05.2020, i bie që ky afat të përfundojë me 07.11.2020.
Ky ligj, parashikon që brenda këtyre 6 muajve, të gjitha këto familje mund të aplikojnë pranë bashkive përkatëse, duke kërkuar pajisen me tokën buqësore që u takon.
Pra, në këtë afat 6 mujor, duhet që thjesht të zënë rradhën pranë Bashkive për hallkën tjetër, që është pajisja me AMTP.
Ligji i ri plotëson me tokë edhe shumë familje që e posedojnë në fakt tokën në fshat, pasi ka qenë pron e tyrja që para krijimit të Kooperativave Bujqësore, por nuk kanë asnjë dokument provues për këtë.
Edhe kjo kategori që përfiton nga ligji dhe që ju mbyll një problem që ata e ngrenë me të drejtë prej dekadash, kërkon një minimum impenjimi nga ana e vetë atyre, pra aplikimin pranë Bashkive.
Gjithashtu ligji ju krijon mundësinë e marrjes së pronësisë së tokës edhe për disa nënkategori të vogla, të mbetura zvarrë e të padëgjuara në hallin e tyre që prej vitit 1991.
Eshtë absurde që ende pas 30 vjetësh në Shqipëri të flasim me terma që tashmë i përkasin historisë, si Kooperativa Bujqësore apo Ndërmarrje Bujqësore, por ky është realiteti që duam të përmbyllim një herë e mirë.
Gjatë këtyre 4 muajve që kur ka hyrë ligji në fuqi, ne e kemi ndjekur këtë proçes pranë Bashkive, por na rezulton një numër i vogël aplikimesh të bëra nga qytetarët e interesuar.
Nga ana tjetër, kemi shumë ankesa dhe kërkesa nga vetë qytetarët, të cilët na thonë se nuk janë pajisur me tokë. Kjo do të thotë se mbase ka një mungesë informacioni nga qytetarët për mundësinë e ofruar nga qeveria përmes këtij ligji.
Përpos kësaj, vë re dhe një lloj apatie nga qytetarët, të cilët thjesht ankohen që kanë 25 vjet që askush nuk po i dëgjon dhe, tashmë që janë dëgjuar, nuk bëjnë as minimumin, i cili është aplikimi me kërkesë pranë Bashkive.
Pajisja me tokë është një e drejtë e tyrja jo një llotari, por më lejoni të bëj një krahasim: Nëse do të fitosh llotarinë, të paktën bli një biletë llotarie!
E kam theksuar gjithmonë se problemet e pronësisë nuk i zgjidhin dot as vetëm qytetarët duke ndenjur në shtëpi, e as vetëm zyrtarët duke ndenjur në zyrë. Ashtu siç çuam përpara procesin e legalizimeve, vetem duke bashkëvepruar mund të ecim përpara.
I ftoj të gjithë këta qytetarë që e mbartin këtë problem prej 20 e kusur vjetësh, keni ende 2 muaj kohë deri në datë 7 nëntor për t’i krijuar mundësinë vetes për t’u pajisur me AMTP, thjesht aplikoni me një kërkesë pranë Bashkive në këto muaj të mbetur.
Z.Lame, ne rast se nuk keni informacion po jua them une.
Hartat qe kane bere komisionet e ndarjes se tokes me ligjin 7501, ne shumicen e rasteve nuk perputhet me ndarjen qe vete komisionet kane pajisur me toke fermeret.
Fermeret jane duke punuar tokat ne perputhje te plote me ndarjen qe kane bere komisionet.
Por komisionet kane ndryshuar hartat ne menyre fiktive pa informuar fermeret.
Fermeret po punojne tokat e njeri tjetrit, por pa e ditur kete fenomen.
Deformimet jane te nje shkalle ku nje fermer qe ka .marre nga komisioni 10 dynym toke, kete siperfaqe ne harte mund ta kete ja 2 apo 3 km larg.
Fermeret kane bere investime duke besuar sipas ndarjes faktike nga ana komisionit.
Duhet te behet nje harte tjeter me faktin ne terren ne ato raste kur nuk ka probleme me fermeret.
Problemin e 30 viteve ju kerkoni ta zgjidhni ne 6 muaj. Ne kohe virusi dhe gjate veres. Kjo nuk arrihet. Shtyni afatin qe njerezit te kryejne veprimet, perndryshe kjo pune s’ka per te mbaruar.
Po kur Atp nuk te leshon dosjen si mund te procedohet?
CILI ESHTE FORMULARI I KERKESES DHE TE CILA ZYRE NE BASHKI TE PARAQITEN PER TA DOREZUAR.QARTESOJE ZOTI LAME SE NJEREZIT JANE PA SHKOLLE,TE MOSHUAR DHE ME HALLE NUK DINE TE ORIENTOHEN.
Z.Lame!Me vjen keq por jeni jashte realitetit me çertifikimin e tokave bujqesore te perfituar me ligjin 7591. “Per Token” dt.19.07.1991!Procesi i ndarjes se Tokes me kete ligj ka perfunduar me 07.07.2008 me hyrjen ne fuqi te ligjit Antikushtetues “Per verifikimin e Titujve te Pronesise te perfituar me ligjin 7501!.Ka ardhur momenti te mos flitet me per AMTP,por per dhenie “Çertifikate Pronesie” per rreth 1.8 milion prona te pa evidentuara dhe te paçertifikuara.E kam gati nje platforme se si mund te realizohet ky proces!Ne pritje per nje takim me Ju!