Nga Frrok Çupi
Nuk mund ta dimë çfarë do të ishte sot Azem Hajdari nëse do të jetonte: Do të ishte një trafikant e vrasës si shokët, apo do ta vrisnin përsëri?!.
-A na duhesh sot, Azem?!… Për çfarë! Ty edhe arkivoli nuk të vlen më për të qëlluar mbi derën e kryeministrisë… Atëherë na u hiq…
Ky është monologu i shokëve sot.
As fëmijët nuk i shkuan të obelisku ku u vra pranë selisë së PD. Edhe vetë PD ka transferuar selinë e saj bash për t’u fshehur nga vendi i krimit. Po mirë, se për fëmijët nuk ka shumë rëndësi, nëna e tyre është kapur në krimin e korrupsionit dhe fëmijët kërkojnë distancë.
Rëndësi ka pse e vranë dhe pse nuk u duhet Heroi? A pse u kishte hyrë në trafiqe, apo pse u kishte zbuluar krimet? Vetë Azemi më pat thënë se hynte në ‘grevë urie në shtëpi’ sepse ‘do të më vrasë ai’. A ka grevë urie në shtëpi? me të gjitha të mirat?… Azemi qe dinak: Më mirë turpin se plumbin! Shtëpinë atëherë e kishte në Tiranën e re, ku më parë banonte një udhëheqës i diktaturës komuniste.
Sot nuk e vret më njeri, edhe i vetëm të dalë rrugëve. 22 vjet janë pastruar dosjet, janë tjetërsuar rolet, trafiku i naftës 1994 i pastroi paratë, tre a katër vetë nga UÇK që dinin gjithçka- janë vrarë: Adem Jashari, Ali Uka, Zahir Pajaziti, Ahmet Krasniqi…
Këta të gjithë kanë qenë të burgosur në Tiranë. Azemi vinte vërdallë ato net, në shi e pa shi, gjithë nervozizëm, me një pistoletë në brez, që nga Hotel Dajti te shtëpia e tij e drejt selisë së PD. Askush nuk e dëgjonte. Prapë mund të dalë rrugëve dhe askush nuk e prek me dorë, se s’i duhet kujt: as PD-së, as shokëve në PD. Përderisa as arkivoli, as titulli Hero nuk nevojiten më.
Sot Azemi mund të ishte vetë një trafikant ose vrasës, si shokët; por atëherë do të ishte ndryshe puna, sepse PD do të quhej, të paktën ‘Dy Banda’, por jo ‘një Hiç’. Ama, brenda në PD Azem Hajdari nuk do të mund të ishte kurrë; sepse ai nuk ishte kështu si këta: mjeranë, pa sedër, pa ide dhe ideologji, njerëz që presin të vjedhin sado pak gjë. Azemi do ta bënte o krimin të madh, o dobinë të madhe.
Por sot, në 22 vjetor, më mirë ta kishin lënë fillikat vetëm se sa me një të huaj. Lulzim Basha, i vetëm, doli nga makina, buzëqeshi fort me ata që po hynin në kafe ‘Piazza, i doli para Azemi dhe u shtyp në faqe që të hiqte buzëqeshjen.
As Azemi nuk njeh Lulin, as Luli nuk njeh Azemin. Epo, punë e madhe!, edhe kjo nuk ka shumë rëndësi. Të paktën këtë vit te Azemi nuk erdhi asnjë nga vrasësit e tij.
Edhe pse Luli është i huaj për Azemin, nuk ka shumë rëndësi, sepse Luli është i huaj edhe për PD-në. Siç është edhe Azemi, tashmë. Luli është shumë ‘foxy’, ngjan me një burrë endacak në Mirditë që quhej Mark Brunga. Marku hynte në çdo familje, por sidomos në ‘dyert e mëdha’ që nga Mirdita, Dibër, Prizren e Gjakovë. Edhe ai ‘i huaj’ ishte për sërën e lartë, por zinte vend si ‘i bajrakut të parë’.
Partinë Demokratike ende vazhdojnë ta quajnë ‘si atëherë’ në 1991, por në fakt nuk ka asnjë shenjë në ADN-në e saj. Edhe Luli bën punën e ‘të parit’, nuk ka gjë se s’ka peshë as vlerë. Bën vrap në vend, merr honoret dhe rrushfetet e majme me vila e miliona, rri aty ku e caktojnë, dhe kaq. Por më vjen kaq keq për disa ‘demokratë të lavdishëm’ që i kërkojnë llogari Lulit ‘pse na prishe Partinë?’. Si mund t’ia kërkosh këtë gjë një të huaji?!
Azem Hajdari, edhe kur bënte ‘kot’, dinte si e bënte.
Më thoshte shpesh:
-Sot do të takoj ‘Doktorin’ në presidencë.
-A vërtet!?- i përgjigjesha… Po a do t’i thuash një fjalë nga unë?!…
Azemi qeshte dhe më bënte me shenjë: ‘po kot, ore!’.
Gjithnjë të panjohur.
Partia qe u krijua dhe u emertua PD sishte gje tjeter vecse nje bande ku beri bashke komuniste fanatike,hajdut te cdo ngjyre,alabake dhe kriminele.Te gjithe i mbajme mend ato kohe zjaret neper institucione dhe me pas plackitjen e tyre,hapjen e magazinave vjedhjen e tyre dhe pastaj bidonin me benzine dhe te gjithe keta u shperblyen me prona.Pastaj erdhi terapia shok e pr dr gramoz josif pashko,ku u shkateruan te gjitha ndermarjet qe ishin vene me gjakun e popullit e i privatizuan per vete pothuajse pa leke.Pastaj erdhi periudha e depove te kontrabandes ne zonat kufitare ku aksioner ishte dhe Azemi,se ne kontrabanden e naftes aksioner ishte ai qe sot na ben moral Tritan Shehu dhe Saliu ishte ne te tera bashke. Qershia mbi torte ishte lufta e Kosoves ku keta patriote gjeten pasurine perallore SHITJEN E ARMEVE.Kjo ishte fusha qe mbulonte Azemi,dhe si shperblim mori nje cop vend ne varet e deshmoreve.Shqiperia vend qesharak ku ne varet e te reneve per liri vendos dhe ata qe vriten per interesa te ereta.Ate qe shqiperise i ka bere PD nuk ja ka bere asnje pushtues ne historine e saj
Je gjigandi penes z.Frrok por po ti besh lavdi nje trafikanti qe u vra vetem per kete
aktivitet ilegal qe e legalizuan ne emer te partis
Po te ishte gjalle dhe ky dhe Salihi vaj hallit ne tropoj te pakten nuk kishte shkel me kembe njeriu
sepse te dy se bashku ishin ne gare se cili do te vrase e te zhduke me shume njerez nga ky rreth qe me te drejt quhet malsia e gjakoves pot nd fastin me te keq rriti dy bandit qe ja fshin emerin
Azemi per ti njhur kapacitetin dhe njohurit hap dhe shiko videot me ramiz alin se cfare intelektuali ishte ky bandit
Iku dhe iken nuk kthehen me por nuk i ngelen kujt merak
Bravo Frrok respekt
AZEM TI JE GJALLE …. !!!!
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Sali Berisha botoi sot ne Facebook nje elegji fantastike kushtuar heroit te demokracise Azem Hajdari!
“Azem ti je gjalle”, eshte titulli i saj
Azem ti je gjalle !
Por une te desha te vdekur.
Te desha te vdekur sepse vdekja me shume se jeta jote me sherbente mua!
Vdekja jote do te ishte ringjallja ime.
Arkivoli jot do behej topuzi per te shqyer dyert e Kryeministrise, Kuvendit, RTSH-se … shtetit !
Varrimi jot do te behej grusht shteti im ne bashkepunim me Milloshin!
Me nje gure vrisnim dy zogj:
1- Nje thike mbas shpine Kosoves dhe luftes clirimtare te UCK-se
2-Nje shpate magjike per te rimarre pushtetin e sundimin une !
Azem ti je gjalle per se vdekuri!
Une jam i vdekur per se gjalli!
Pa pushtet, pa karrike, pa sundim te pakufizuar… pa pushtet dhe pa impunitet jeta ime eshte me e rende se vdekja jote!
Azem ti je gjalle … i gjalle per se vdekuri !
si Une nuk te vrava… as te perdora as te shperdora sa ma dashti suma! Kurren e kurres…
Une nuk kam gisht ne pushket qe te vrane…
Une vetem te nxorra ne prite! Vetem te nxorra ne prite per te te dhene pavdekesine ty heroit te demokracise!. ty liderit te dhjetorit!
Azem ti je e do te jesh gjalle per se vdekuri!
Te nxorra ne prite vetem e vetem qe te shpallja deshmor!
A nuk veprova keshtu edhe me Arben Brocin e tre heronjt e 2 prillit!
E shiko Azem cfare bej une per heronjt e demokracise!
Cdo sakrifice e bej une… I nxjerr ne prite heronjt per ti shpallur deshmore!
A e kishe menduar ndonjehere Azemi im i gjalle se do te preheshe me te tera nderet ne Varrezat e Kombit !
Cfare nuk bej une per demokracine… Edhe vete demokracine, bile edhe Shqiperine vete e bera deshmore te karrikes sime … Jo nje por tri here me radhe !
Azem ti je gjalle… Per heronjt e demokracise une bej cdo sakrifice!
I pari ne sakrifica e i fundit ne pretendime! Eshte tipari numer nje i antikomunistit. E ka thene vete ai i madhi, me i madhi antikomunist i Shqiperise Enver Hoxha vete.
Azem ti je gjalle per se vdekuri!
Une jam i vdekur per se gjalli… E cfare kuptimi ka ymri im pa karriken qe mia shkurtoi kembet ky demosi i mallkuar me 23 qershor!
Azem ti je gjalle per se vdekuri …
Une jam i vdekur per se gjalli qysh ate dite te mallkuar 23 qershori…. Oi…Oi….Oiiiii !
Sent: 9/8/2013 1:59:32 A.M. Eastern Daylight Time
NJE KUJTESE MAKABER E SALI BERISHES PER SHTETIN LIGJOR
– Nga Alban Dega. Nju Jork
Pa perseritur faktet e deshmite e gjalla te Mero Bazes per shperdorimin dhe poshterimin per se gjalli te Azem Hajdarit nga Sali Berisha, te cilin e perdori dhe shperdori si nje topuz per te hapur dyert e majave te pushtetit ne Shqiperi, do te permendja vetem nje fakt.
Si asnje politikan tjeter shqiptar krye- mashtruesi Sali Berisha ka perdorur disa here e vend e pa vend demagogjine e tij per gjoja respektin dhe zbatimin e Kodit te Vdekjes.
Si asnje politikan jo vetem shqiptar Sali Berisha ka shkelur e dhunuar me barbarisht se kushdo tjeter kodin e jetes dhe kodin e vdekjes!
Nuk ka shembull me te paster e deshmi me te fuqishme se shperdorimi e poshterimi qe ai dhe falangat e tij te murrme i bene kufomes se Azem Hajdarit…
As hordhite bizantine, as jeniceret turq, as barbaret serbo- greke, as nazifashistet, as komunistet nuk vepruan sic veproi Sali Berisha me arkivolin e Azem Hajdarit qe e perdoren si dash per te shkallmuar me te dyert e Keshillit te Ministrave, te qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike te Fatos Nanos me 14 shtator 1998!
Te njejten gje po ben edhe tani… Ai po perdor arkivolin dhe kufomen e tij per ti shpallur lufte qeverise se re demokratike vetem dy- tri dite pas betimit te saj dhe fillimit nga detyra!
Perndryshe Sali Berisha ti pergjigjet pyetjes se Mero Bazes pse u kujtua pikerisht tani mbas tete vjetesh, pse e la pikerisht per tani kete veprim te mbrapsht te tij!?
Nje kujtese makaber e nje kryeministri makaber qe e shperdoroi per se gjalli e po e stershperdoron per te dyten here kodin e vdekjes se Azem Hjadarit, qe e nxorri ne prite qellimisht per ti lare duart me te si Pilati!
Nje kujtese makaber e nje kryeministri makaber si Sali Berisha qe me kete akt i kujton shtetit ligjor se ai kurre nuk dha llogari as ndeshkua per grushtin e mirefillte, klasik dhe tipik per Kaudiljot e Amerikes Latine te 14 shtatorit 1998 kur me urdherin e tij dhe me porosi, kerkese e urdher te UDB-es serbe dhe Milloshevicit u zaptuan selite e qeverise dhe Kuvendit, Radiotelevizioni, u shkermoq shteti ne kulmin e gazepit dhe terrorit serb ne Kosove.
Nje marreveshje me leverdi reciproke:
1- Milloshevici e Shesheli jepnin zgjidhjen perfundimtare ala Hitleriane ceshtjes se Kosoves, e “paqtonte ate perfundimisht.
2-Sali Berisha rimerrte karriken dhe sundimin e Shqiperise me ndihmen e Beogradit, sic e mori edhe ne 1992 sigurisht edhe me ndihmen e Williams McCart Rajrersonit !
Permbysja me dhune e nje qeverie te zgjedhur ne rruge demokratike eshte veprimtari tipike subversive dhe terroriste qe nuk ka afat kohor per gjykimin dhe ndeshkimin e autoreve dhe regjizoreve te saj si Sali Berisha.
Krimineli gjithnje kthehet ne vendin e krimit, eshte nje shprehje filozofike universale. Ashtu po vepron edhe Sali Berisha per te dyten here me kufomen dhe arkivolin e Azem Hajdarit!
E shperdoroi per se gjalli po e rishperdoron edhe per se vdekuri!
Nje kujtese e mirefillte per shtetin ligjor! Drejtesia vonon por nuk harron! Pa shkuar ne vend ajo as eshtrat e Arben Brocit dhe viktimave te 2 prillit, as eshtrat e Azemit e kater heronjve te 21 janarit 2011 dhe as Shqiperia nuk do te gjejne qetesi nga prishesi dhe dhunuesi me eger ne historine e saj !
From: Alban Dega
September 14, 2018 at 8:56:31 EDT
Nese keto qe thoni do te ishin te verteta , atehere c’far mund te themi per institucionet shteterore – hetuesia – prekuroria – etj !? . Nuk besojse mllefi eshte arma me e mire per te sulmuar nje “keqberes “. Po per qeverin , ketu e 8 vjet , c’far mund te themi , – sipas mendimit tuaj , qeverisia e zoteri Rama qenka bashkuar me krimin !?. Ne emewr te fjales se lire , nuk mund te abuzohet pa torua .Populli nukse ka nevoje per mllefaxhinj , nese keni ndonje gje te sakt , coje ne prekurori , jo ne gazetari .
Thjeshte kafshet kane mesuar alfabetin
Respekt zoti Frrok.Je vertete i madh.I lexoi dhe i vleresoj shume lart shkrimet e tua.Je njeri.
Je kthyer ne vitet 90 z.Froke!Te lumte ,kesaj bote e ketyre njerezve u mungojne keto shkrime brilante!Respekt per rigjenerimin e forces tende te penes!Ruaje se populli ka nevoje per penen T’uaj!Si gjithnje i sakte .Flm
O. KONJAK CPUNE KA KJO QEVERI RINDERTIMI QE SHQIPERIA NUK E KA PESUR ASNJEHERE ME AZEMIN NUK TE MJAFTOJI SHKRIMI I FROKUT. TA THA TEROC KARTAT U FSINE E I REGULLUAN . PO TI DUHET TE JESH NGA ATA DORA VETE MO I GJORE
E vertete, ate qe PD i ka bere Shqiperise s’ja ka bere asnje pushtues.
Kjo duhet te jete nje nisme per qeverine (jo te Rames) qe do vije qe ti coje te gjithe ne burg
Yuri Kim s’duhet te ulet me asnje ne tavoline (PD,PS, an LSI)
I feel sorry for all of you
Respekte zoti Frrok, je vertete i madh.
JA CFARE KE SHKRUAR VJET:
Frrok Çupi
12 Shtator 2019, 17:45 | Përditesimi i fundit: 12 Shtator 2019, 17:47
Sa herë i nevojitet, PD e nxjerr nga varri Azm Hajdarin, e përdor dhe pastaj e paketon prapë thellë në dhè. Partia Demokratike e kishte liderin e parë dhe nismëtar i luftës kundër diktaturës komuniste, por edhE pasi e vranë, PD as e qau Azem Hajdarin. Aq më pak që edhe pse qëndroi 13 vjet në pushtet gjatë këtyre tre dekadave, PD nuk zbuloi kurrë cili e vrau liderin e vet.
Por e përdor sa herë i duhet, e nxjerr nga varri dhe e fut prapë atje.
Për një kohë të gjatë, që nga viti 1992 deri në vitin 1998, Azem Hajdari ishte armiku më i madh i lidershipit të PD. Të gjitha gazetat janë mbushur me shpifje e sulme kundër Azemit, si ‘agjent’, si ‘spiun’, si ‘rrugaç’. Edhe këto vite kur u rrit e bija dhe u bë deputete, PD e sulmoi ashpër Rudinën si i lidhur me Azemin. Rudina nuk dorëzoi mandatin e deputetit, por PD e sulmoi si ‘tradhtare si i ati’, dhe ‘e bija e t’et’. Aktualisht PD dhe lidershipi i saj anti- perëndimor e shikon dhe e trumbeton bijën e Azemit si një ‘të dërguar të Amerikës’ për të prishur opozitën në Shqipëri.
Azem Hajdari u sulmua nga PD edhe fizikisht, siç u sulmuan fizikisht e moralisht të gjithë themeluesit e PD. Njërin prej tyre, teksa mbahej seanca parlamentare, nënkryetari i sotëm i PD e qëlloi me telefon dhe i theu hundën. Imami qëndroi disa javë në spital. Ndërsa Azemi u qëllua me armë në sallën e Kuvendit, iu zu pritë në Milot për ta ekzekutuar, e sa e sa.
Azem Hajdari ishte i detyruar të hynte në ‘greva urie’ edhe në shtëpinë e tij në kohën kur PD ishte në pushtet dhe deklaronte se ‘po rri këtu që të mos më vrasin ata’, të vetët.
Ndërsa sa herë i duhet, PD edhe sot e nxjerr Azemin nga varri. Por nesër Azemi është përsëri i varrosur dhe i sharë nga PD.
Kryetari i PD, Lulzim Basha, në ditën e 21 vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit mbajti një fjalim te vendi ku u vra heroi. Por edhe me atë fjalim ai e poshtëroi Azem Hajdarin. Edhe me fjalën ‘flu’ që mbajti para Azem Hajdarit, Basha e rrënoi idenë dhe veprën e Azemit.
“Sot shqiptarët anë e mbanë nderojnë Azem Hajdarin…, kreun e komitetit nismëtar të partisë së parë pluraliste..”, tha Lulzim Basha para fotos së Azemit.
Por PD nuk kishte ‘komitet’, siç deformon kryetari aktual; komitet kishte Partia Komuniste, një Komitet Qendror, që Azemi e urrente për vdekje. Dhe ne që e krijuam PD-në e urrenim atë fjalë ‘komitet’, gjetëm qindra sinonime për lidershipin, por kurrë fjalën ‘komitet’. Mirëpo sot Partia e vet ia shpifi për së vdekmi Azem Hajdarit, duke i thënë se kishte ngritur ‘komitet’. Asnjë herë nën udhëheqjen e tij, Azem Hajdari nuk ka ngritur ‘komitet’, por ligësia kundër tij është e qëllimshme dhe rrënuese.
Ky është përçudnimi i Heroit, që PD e bën me qelizën e vet kundër Azem Hajdarit.
Lideri shkoi te varri i tij, mori lavdinë dhe e varrosën më thellë Azemin.
Ky kufoma po shkruan per kufomen tjeter.
Azemi duhet vleresuar VETEM per guximin qe te pakten ne aparence, tregoi ne ate vit , sepse rrezikonte edhe jeten asokohe.
Dhe fakti qe doli mbi studentet e tjere e ka nje shkak sepse ishte shum i madh me moshe ne krahasim me studentet tjere sepse ai ishte student ” i vonuar”.
Sa i perket aftesive intelektuale e ka thene sakte Mustafa Nano ” nen mesataren”. Kurse per veprimtarine e jashteligjshme dhe kriminale te tij eshte shkruar e folur mjaft.
Por habit perseri kufoma Frroku, pasi si gjithmone asnje fjale per EDIN qe pushtoi pa asnje merite PS-ne, por merret me Berishen qe paska rrembyer PD-ne ne ate kohe.
Fatkeqesi per Shqiperine qe pas permbysjes se diktatures kur pritej qe partia e pare demokratike ta drejtonte kete vend drejt zhvillimit e prosperitetit ndodhi e kunderta.Ne kete parti u futen hajdute e halabake, kriminele e spiune te sigurimit te shtetit dhe qershia mbi torte ishte vendosja e kryetarit te kesaj partie, nje ish komunist fanatik, kriminel ne shpirt, dhender serbie dhe sapo te hapen dokumentat sekrete te ish jugosllavise te gjithe shqiptaret do te shikojne me syte e tyre qe ka qene dhe agjent i UDB.
Kjo parti ka qene 2 here ne pushtet.Heren e pare nen dirigjimin e kryekriminelit zbrazi teresisht xhepat e shqiptareve me firmat piramidale, vodhi ne menyren me skandaloze votat ne 1996, hapi depot e armatosi militantet e PD per te luftuar kunder protestuesve ne Lushnje, Fier, Vlore e Gjirokaster, biles nisi 2 avione per ti bombarduar nga ajri keto zona.
Shume naive e votuan perseri ne 2005 te mbeshtetur dhe nga disa gazetare bashkepunetore me krimin me propoganden qe Berisha dhe PD kane ndryshuar.E shkaterruan ekonomine , vodhen e vrane ( kujdes ! Keta te vrasin kur jane ne pushtet).Ngriten biznezin vrases te familjes Berisha ne Gerdec duke e hedhur ne ere fshatin me 26 viktima e 300 te plagosur.
Protestave te opozites para k/ ministrise ju pergjigjen me bresheri automatiku duke vrare 4 protestues e plagosur 200 te tjere.
Tani duan perseri te kthehen ne pushtet me te njejtet fytyra dhe me qesharakja dalin ne protesta me parullen e duam shqiperine si europa.
EUROPA NUK I VRET PROTESTUESIT !!!!
EUROPA NUK ARMATOS MILITANTET E NJERES PARTI PER TE LUFTUAR TJETREN !!!!
EUROPA NUK NGREN FABRIKA VDEKJE NGA FAMILJARET E DREJTUESIT TE EKZEKUTIVIT!!!
SI DO TA GENJENI PERSERI POPULLIN ????
ED me merr te keqen ti dhe diqind mije si ti . Shikoje shkrimin , mor te placin syt !. Ku shkruhet se e paska fain qeverisia e sotme . Me lart shkruaj se ; sipas zoteri Cupi , kuptohet qart se , institucionet e shtetit nuk kan marr inisiativen te zbulojne te verteten . Prandaj i kerkoj ta coje ne prekurori problemin qe ngre per diskutim , dhe jo te c’faqesohet me shkrime ne media , sa per te lar duart , e marre ca para . Sa per ty ; Jep mendimin tend per shkrimin dhe jo per kritiken .
Per Francin, ketu!
Franc, ti thua: “Keta te vrasin kur jane ne pushtet”!, ndersa une them se keta te vrasin edhe kur jane ne pushtet edhe kur nuk jane!
Nuk Thon Kot analistet e huaj UCK organizate terroriste,ne U japim lavdi !!!!
Perikli Teta ish Minister i bredshem i asj kohe deklaroj hapur se atentati dhe puci i kryeministrit Fatos Nano ish organizuan nga Sali Berisha e UcK se bashku me Bujar Bukoshin!!!!
Mendjendritur Frrok Çupi.