I dukej sikur e tradhëtonte, shqiptari ekzkuton gruan në sy të dy fëmijëve të mitur

12 Shtator 2020, 13:38Bota TEMA

Gjykata e Qarkut në Landau të Gjermanisë e ka dënuar me burgim të përjetshëm shtetasin 32-vjeçar nga Kosova.

Sipas trupit gjykues Astrit R. kishte qëlluar Fitore R. (33 vjeçe) nënën e fëmijëve të tij 7 e 9, vjeç  me tre të shtëna.

Ajo ndodhej e ulur në ulësen e pasme të makinës dhe si motiv për ngjarjen e ndodhur është marrë xhelozia.

Policia e kishte gjetur trupin e viktimës gjatë një kontrolli në trafik në qytetin e Mindfeld dhe i dyshuari ishte kapur duke dalë nga vetura me armë në dorë.

I pandehuri tashmë është dënuar me dënimin maksimal në gjyqësinë gjermane ku më parë kishte edhe precedente të tjera penale. Ai kishte qenë i dënuar për ushtrim të dhunës fizike, vjedhje e grabitje, Për këto vepra penale ai ishte dënuar edhe me dëbim nga Gjermania.

3 komente në “I dukej sikur e tradhëtonte, shqiptari ekzkuton gruan në sy të dy fëmijëve të mitur”

  1. bejeni shembull says:

    arsyetim psikopatik
    te vrasim te gjithe se “mu duk se”

  2. psekologia says:

    psikopat si hitleri

  3. ana says:

    shpellar apo pellazg sic kane qejf te thone disa per shqipetaret. Keshtu kane ngelur vend numuro, njerez shpellash, ose me mire me thene kafshe parahistorike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje