Rusët: më shumë se një miliard njerëz do të marrin vaksinën “Sputnik V”

12 Shtator 2020, 09:49Bota TEMA

Më shumë se një miliard njerëz në të gjithë botën do të vaksinohen kundër koronavirusit me vaksinën ruse “Sputnik V” në periudhën 2020-21, sipas Fondit Rus për Investime Direkte (RDIF).

RDIF vëren gjithashtu interes për vaksinën ruse në më shumë se 30 vende, ku jeton më shumë se gjysma e popullsisë së botës, raporton Tass.

Midis tyre janë vendet e Amerikës Latine, Arabia Saudite, Filipinet, Japonia, Koreja e Jugut, Greqia, Serbia, Emiratet e Bashkuara Arabe …

Më 11 gusht, Rusia u bë e para në botë që regjistroi një vaksinë kundër virusit koronar të quajtur “Sputnik V”.

Vaksina u zhvillua nga Qendra Kombëtare e Kërkimit Gamalea dhe iu nënshtrua provave klinike në qershor dhe korrik.

Ajo bazohet në një platformë të njohur që më parë është përdorur për vaksinat e tjera.

Ministria e Shëndetësisë e Rusisë vuri re se përvoja e përdorimit të përgatitjeve të ngjashme tregon se ato janë të afta të sigurojnë imunitet afatgjatë deri në dy vjet.

4 komente në “Rusët: më shumë se një miliard njerëz do të marrin vaksinën “Sputnik V””

  1. tironsi says:

    me numeroni edhe mua

    por na jepni ndonje lek ashtu si per voten

  2. zagari says:

    Pipero cfare mendimi ka per kete? Si specialist qe eshte

  3. trend says:

    kaq dote jete bota

  4. trendi says:

    kaq dote jete bota

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje