All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - Scripts - 4
Desktop - General - 1

Ç’është ky 13 shtator fatal?

13 Shtator 2020, 13:36Sociale TEMA
All - Paragraf - 1

Nga Përparim Kabo

Jo, jo, jo, jo…profesor Sabit Brokaj…nuk dua ta besoj nuk dua ta pranoj…mik i shtrenjtë…njeriu me vlera..mjeku i shkëlqyer…intelektuali i përkorë …Profesor të pash dje te kafja pranë shtëpisë ishe me bashkëshorten…diçka po lexoje në telefon. Pata në çast një dilemë t’i flas apo mos e shqetësoj…

Nuk ju fola. Gabova. Bisedat tona të gjata ajo qetësia juaj, argumentimi dëgjimi i vëmendshëm, kuraja dhe serioziteti në çdo gjë që thoshit dhe bënit.

All - Paragraf - 4

Nuk dua ta besoj që ajo zemra juaj fisnike që shëroi dhe shpëtoi aq shume zemra sot në mëngjes e lodhur u ndal… ç’është ky 13 shtatori fatal. Oh profesor sa me ligështove. Çfarë dhimbje. Jam i shtangur. O burrë i rralle…ajo bujaria juaj. Nuk mund ta mendoj që nuk do takohemi më.

Shqipëria humbi një tribun dinjiteti një politikan me parime një reformator demokrat një qytetar që hyri në histori duke bërë histori.

All - Paragraf - 6

Si the kur le mandatin e deputetit profesor Sabit Brokaj. “Unë po iki nuk mund të qëndroj më këtu. Kemi 20 vjet që po e gënjejmë popullin”. Dhe ashtu bëre …ike duke mbetur njeriu i sinqertë i të vërtetës. Veshe mantelin e bardhë të mjekut dhe u vure në shërbim të popullit.

Ti nuk vure pasuri, ti pate pasuri vetëm dinjitetin ndaj je i rralle je model do të mbetesh model. Shqiptaria humbi një nga bijtë e saj me dinjitoz…humbi unikalin Sabit Brokaj. Parajsa me ty do pasurohet. Lamtumirë mik dheu i lehtë…Brenga mbetet….emri yt është shkruar në kujtesën e popullit…

All - ArticleEnd - 1

21 komente në “Ç’është ky 13 shtator fatal?”

  1. Doktoresha says:

    Shqiperia ka humbur nje njeri! (Sepse me se shumti ne polktiken tone jane kafshe!). Nje intelektual nje mjek shume te zotin! Merrni shembull ju mjeket e rinj dhe ndiqni rrugen e tij ngushellime familjes!

    1. Na myten says:

      Ahahahaha. Merrni shembull thote doktoresha. Cili eshte shembulli për mjekët e rinj? Të lenë profesionin dhe të merren me politike?!
      Ngushellime familjes!

    2. Pordhe me rigone.... says:

      E mer beqiraaaaaaaaaa,nuk lat sulltan te madherishem, Ali pasa,zogun tradhtar apo dhe laver kriminelin pa i thurur lavde,madje dhe baba mondin…….kshq eshte normale qe dhe zabit komunisti te lavderohet per patriotizem….!!!!

  2. Prof. Kalec Dega says:

    Clirimi i trete i Shqiperise, 13 Shtatori?

  3. Grabitesi i pronave te Himares,ka ardhur me Dhraleo ne 2001 bashke me bandite me arme per te zene tokat,i larguan banoret vendas.Gjithashtu tek ish kampi ne Dhermi sebahku me djalin e Xhelil Gjonit kane zene nje ndertese te familjes Jani dhe pavaresisht se kane humbur gjyqet nuk dalin.Ka vene kushurinjte e tij aty.Armiku i Himares,qe kur ishte minister “e zune” me sekretaren dhe tha po e vizitoja pak

    1. Ela says:

      Jo vetem aq por kohe me pare vajzat qe perdorte vete ua jepte oficereve me zor me pas.

  4. Vlora 9 says:

    Nga te rallet personalitet qe I bejne nder te majtes Shqiptare e cila sot eshte cngjyrosur e sakatosur nga Ilir Meta, Edvin Rama dhe shpura e servileve te L. S. I e RILINDJES. Ngushellime familjes dhe te majtes Shqiptare per kete humbje te madhe.

  5. Erdogan says:

    Baba mondi solli…..13shtatorin.
    Pritet te merret deti dhe Tsamouria…..

  6. DRENICA E KUQE says:

    Per ate qe ka bere per Shqiperine e per shqiptaret, Sabiti nuk do te harrohet kurre!
    I lehte i qofte dheu i Shqiperisw!
    Ngushëllime familjes, te afermve dhe miqve te tij!
    Me respekt shqiptar,

    DRENICA E KUQE

  7. qazim says:

    I qofte dheu i lehte,ngushellim familjes. Njeri teper i respektuar,do mbetet ne kujtese.

  8. POPULLI says:

    Respekt dhe vetem respekt.per kete Shqipetar te madh

  9. Franci says:

    INDIVIDI QE SHKRUAN ME PSEUDONIMIN KALEC DEGA APO PROFESOR KALEC DEGA, NUK KA RENDESI ESHTE E SIGURTE DUKE U NISUR NGA ATO QE SHKRUAN QE DUHET TE JETE NJE HAJDUT DHE MBI TE GJITHA ” VRASES”.PO PO GJITHÇKA NGA MENTALITETI QE SHPREH E SIGURTE QE KA LYER DUART ME GJAK.
    KUPTOHET LEHTE PASI MBRON ME PASION KRIMINELET, HAJDUTET E MASHTRUESIT.

  10. Ali Pasha says:

    Hahaha fatalitet i madh..
    Nje kryekomunist (partizan) me pak…

  11. Labi says:

    Po per çfar esht i madh ky mo, per komunistllekun, apo per orzin, po mut muti eshte.

  12. USA says:

    Respekte per kete njeri optimist dhe I Zoti po Zotit i shkoi prane.
    Per ata qe shajne jane antikombetar ky duhet ne varreza e deshmoreve jo serbi sali qe mund ta fusin.

  13. Fred says:

    Nje atdhetar i vertete dhe dinjitoz, qe pati kurajon te denoncoje marreveshjet e ndyra te SB, krimet e tij dhe te shpellareve rreth tij.

  14. DENI says:

    Njeriu me kurajoz ne politike qe iu kundervu qe ne fillim bemave te keqia e keqberesve duke filluar me Salehun, Fatosin, Ilirin, Edin Lulin e gjithe lulet e tjera te keqia e helmuese, te cilet nuk e lane e nuk po e lene kete vend te te ngreje koke. Mjeku i afte qe sheroi mijera zemra njerezish. Na iku edhe nje njeri i mire e me vlera, sic iku Majkomi.

  15. Syrjai says:

    Franci, ke shume te drejte ai kalec dega duhet te jete prof dr ish kryetari i partise opozitare.
    E ke percaktuar sakte.

  16. bujari says:

    Na iku nje njeri i mire, i drejte , fisnik, pasionant,guximtar, human e patriot i madh. Ngushullime familjes dhe te aferme.

  17. Vlonjate says:

    Di dhe perendia ke merr edhe ke zgjedh per te marre prane vetes. Nuk bie vdekja ne halene dhe maskarain Sali qe ka 30 vjet qe bastis ate vend dhe na ka degedisur fatkeqer neper dynja, ku po na humbet emri dhe mundi, por shkojne njerez si Sabiti.

    Ngushellime familjes! O Vlonjat i Respektuar u prehsh ne paqe!!!

  18. Bardhyl Talipi says:

    I dashur Perparim! Na hidherove me kete lajm, por te falenderoj per shkrimin dhe vleresimin e Sabitit . Familja humbi Bashkeshortin, Babane Gjyshin, Vellane e dashur Ne humbem Shokun e Mikun e respektuar e tolerant , te dashur e dinjitoz, te ndershem e te mencur. Zemra e tij rrihte per gjerat me fisnike te kesaj jete; dashuri per familjen per atdheun per shoqerine. Do te na mungoj Sabiti . Ngushellime familjes! I paharruar qofte kujtimi i tij! Irma Luli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

All - General - 32
All - General - 6
All - General - 2
All - General - 5
All - General - 17
All - General - 7
All - General - 8
All - General - 9
All - General - 10
All - General - 11
All - General - 12
All - General - 13
All - General - 14