VIDEO/ A e dini se ku u bë e famshme Irma Libohova? Këngëtarja e njohur tregon ballkonin e shkollës prej nga nisi gjithçka

13 Shtator 2020, 15:45Lifestyle TEMA

Mes emocioneve që sjellin kujtimet e fëmijërisë, por edhe gëzimit të shkollës së re të rikontruktuar, “Jeronim de Rada”, ish nxënësja Irma Libohova, ishte e pranishme në përurimin e saj dhe rrëfeu një kuriozitet për nisjen e rrugëtimit të saj muzikor. 

Duke treguar ballkonin e shkollës, këngëtarja e njohur tha se ai është vendi ku ka kënduar për herë të parë, ndërsa sot është një nga ikonat e muzikës së lehtë shqiptare.

“Faleminderit shumë! Më besoni, ky ballkoni këtu është ballkoni që më ka dhënë emrin VIP. Për herë të parë, kam kënduar këtu një këngë, që është kënga e nënës dhe mora duartrokitjet e para”, kujtoi ajo dhe këndoi disa vargje të asaj kënge.

Shkolla “Jeronim de Rada” u rikonstruktua plotësisht me ndihmën e Katarit dhe sot u përurua nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje