Stuhia Francis ka zbuluar nga thellësitë e ujit një pyll të përmbytur që prej 4500 vitesh në Uells.
Pemët që kanë qëndruar nën ujë këto mijëra vjet, ripanë edhe një herë dritën e diellit në bregun perëndimor të Uellsit.
Sipas studiuesve mendohet se bimët janë pjesë e pyllit Geaelod.
Ekspertët mendojnë që pylli i lashtë ka qenë rreth 4,5 kilometra i gjatë dhe shtrihej përgjatë bregut, para se të përfundonte nën shtresa të shumta rëre.