Nisja e Këshillit Politik, Basha thërret në zyrë Bylykbashin dhe Vasilin për t'i dhënë porositë e fundit

14 Shtator 2020, 11:03Politika TEMA

Pak orë para nisjes së Këshillit politik dy negociatorët e opozitës jo parlamentare Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili pritet të takohen me kryetarin demokrat Lulzim Basha  se sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi në selinë blu në ora 11.00.

Mësohet se PD e LSI do të rikthehen në tryezën e dialogu politik me një kusht mos-prekjen e koalicioneve parazgjedhore, ndërkohë sa i takon hapjes së listave opozitaret janë të gatshëm për arritjen e një dakortësie me mazhorancës parlamentare.

Kujtojmë se ishte përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri që  thirri mbledhjen e Këshillit Politik  pasditen e sotme në ora 18.00 me qëllim reflektimi e ndryshimeve kushtetuese në kodin e ri zgjedhor. Ndërkohë mbledhjes së Këshillit  do i paraprije një vendimmarrje e Komisionit te Ligjeve ku do përcaktohet grupi I punës për përkthimin  e ndryshimeve kushtetuese në ligjin e ri zgjedhor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje