Gruaja e autorit të dyshuar të plagosjes me thikë të përmbaruesit privat, Baftjar Nela, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë.
Vjollca Camandioti ka treguar se përmbaruesi, së bashku me ndërtuesin i kishte shkuar në shtëpi në orën 07:30 dhe kishin filluar t’i binin derës me shkelma, duke i kërkuar të largoheshin.
Ajo tregon se kishin filluar të konfliktoheshin me fjalë dhe se ishin provokuar nga përmbaruesi.
“Ishte ora 07:30, ne flinim gjumë, që binte porta, i binin me shkelma se nuk kemi zile. U çua burri dhe më pas unë. I tha burri; çfarë doni?!
“Firmosni këtu se sot do ikni nga shtëpia”, tha përmbaruesi. Ndërkohë burri i tha se; ‘Ne jemi në apel, të premten kemi apeluar. Si mund të dal sot, kur ju nuk më keni njoftuar?!’.
Kaq ishte, nisën të kapeshin me fjalë. Na provokuan. Ai ndërtuesi tha; Pabuksa do ikni nga shtëpia ime”.
Burri im i thotë; “Kjo është shtëpia ime, s’më keni borxh e as nuk ju kam”. Ata i thoshin burrit; “ik o pabuks”. Më pas u nevrikosën dhe burri më tha; “ik në dhomë”. Nuk pashe më ça ndodhi”, tha ajo.
Metoda mafioze nga permbaruesit .mesyjne ne shtepine e tjetrit sikur jane ne token e babait te te tyre.i lumte dora te zotit te shtepise.beri ate qe duhet te beje c do burre per familjen e tij.
Keta permbaruesit privat duhen varur me gjithe familjaret e tyre dhe ketu perfshihet edhe i permbaruesi i korruptuar privat Lefter Canaj.Por shqiperia eshte parajsa e krimineleve!
Mortja që nuk i ha një përmbarues i thotë tjetrit pabuks edhe sikur të ishte pabuks ku është arsyeja që t’i biesh me shkelma derës po ky përmbarues do vra me bukë në gojë