Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka reaguar me një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.
Me një shënim në Twitter, Kim shkruan se çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike.
Ajo shton se demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre dhe respektojnë sundimin e ligjit
“Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike.
Demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre.
Ata respektojnë Sundimin e Ligjit, mbrojnë jetën dhe pronën, dhe respektojnë liritë, dinjitetin dhe barazinë e çdo personi”, shkruan ambasadorja e SHBA.
… GJITHMONE KA PAS TE DREJTE QYTETARI …POR NUK E LEN PUSHTETARI : E DREJTA ASHT TOKE E XANUN .