Qeveria greke, nga pikëpamja formale, juridike, është në të drejtën e saj që të zgjedhoret 12 milje në det.
Kështu është shprehur studiuesi Ksenofon Krisafi, i ftuar mbrëmjen e së hënës në Abc News, për të folur rreth çështjes së kufirit detar me Greqinë fqinje.
Studiuesi Krisafi u shpreh se, ndodhitë e të shkuarës, kanë ndikuar që kjo çështje të jetë me një interes të lartë për shqiptarët, të cilët e ndjekim me shqetësim.
“Përvojat e hidhura e të kaluarës, ndër vite, ndodhi edhe në vitin 2009. Për pakujdesi, papërgjegjshmëri, u lëshua territor. Këtë e thonë specialistë të fushës. Pra u cedua 354.4 km katrorë.
Dikush thotë që u shit deti. Nuk e themi dot këtë, Shqipëria në 2009 nuk mori asgjë në këmbim..Për këtë arsye është gjithë ky shqetësim i ligjshëm i njerëzve…,” shprehet Krisafi.
Sa i përket të drejtës së Greqisë për t’u zgjeruar 12 milje në Jon, studiuesi shpjegon:
“Ka një akt juridiko-ndërkombëtar që quhet Konventa e Montego Bay-t, e vitit 1982 për të drejtën e detit. Ajo që në fillim të dispozitave të saj, në nenin 3, ka sanksionuar të drejtën e çdo shteti që laget nga ujërat e deteve dhe oqeaneve që të vendosi gjerësinë e detit territorial.
Që fillon nga një deri në 12 milje detare. Jo më shumë se 12 milje detare…”
Megjithatë, profesori thekson se situata duhet vënë në kontekst dhe se vendosja e kufirit detar me Greqinë në këtë rast është delikate.
“Nga pikëpamja formale, juridike, në bazë të atij nentit 3, të Konventës së Montego Bay-t qeveria greke, është në të drejtën e saj për ta bërë një gjë të tillë.
Por, kjo duhet parë, në një kontekst të caktuar. Kjo bëhet atje ku përpara shteti ka hapësira të pafundme oqeanike, detare. Nuk ballafaqohet me shtete të tjerë.
Nuk i ka as përballë e as në krahë. Në rastin tonë me Greqinë kjo nuk është aq e kollajtë për t’u bërë.”
Krisafi shpjegon më tej se “bregdeti shqiptaro-grek është i aksidentuar, ka të hyra të dala, ka ishuj, ka gadishuj, ka gjire, dhe Konventa ka caktuar disa kritere dhe duhet bërë kujdes.”
Studiuesi, sugjeron se, duke marrë parasysh “brishtësinë” e situatës, dy palët e përfshira duhet të ndërmjetësohen nga një i tretë.
“Unë gjykoj që të dy palët duhet të kenë mençurinë, maturinë, ekuilibrin që të kursejnë atë që është më kryesore. Në kuptimin që të mos sakrifikohen marrëdhëniet shqiptaro-greke.
Por, të tregohen të vullnetshëm për ta zgjidhur me drejtësi… Këto çështje do të kërkonin një zgjidhje tjetër, që do ishte më korrekte më autoritare dhe do të shpëtonte fytyrën e të dyja palëve…
Do të gjykoja që do ishte mirë që palët ta gjejnë zgjidhjen mes palëve të treta. Një institucioni gjyqësor, apo arbitrazh ndërkombëtar..”
Sipas tij, Ksenofon Krisafit, çështja mund t’i kalojë ose Gjykatës ndërkombëtare të Hagës ose asaj të Hamburgut apo ndonjë arbitrazhi ndërkombëtar.
Po ashtu, studiuesi sugjeroi se grupi negociator që do të shkojë në Greqi duhet të ndryshohet. Të pastrohet nga palët dhe të “pasurohet” me më shumë ekspertë.
Jo po te marrim dhe nje pale te katert …. si DIA me KESH e CEZ,
Ju jeni per t’ ju ……………………………………………………………………………..
Oooo,plotèsisht dakort me ju Prof Krisafi! Grupi negociator ka nevoj pèr ekspert tè klasit tè par dhe arbitrazhi do tè ishte zgjidhja mè e dobishme pèr tè dy palèt edhe se pèrpara se arbitrazhi tè vendos ne duhet tè jemi pèrgatitur mir pèr tè verifikuar çdo loj sepse interesat janè tè madha dhe korrupsioni nè botè èshtè nè shkallè tè gjer,grekève nuk ju besohet sepse e kanè dèshmuar.Njè lutje pèr politikanèt dhe diplomatèt tanè nè raport me grekèt,mjaft u pèrkulèt nè gjunjè grekève pèr tè hyrè nè europè dhe kèrcènimeve tè tyre,mjaft mè varreza greke,probleme minoriteti ku nuk ka ekzistuar kurrè,do tè pèrballeni dhèmb pèr dhèmb tè jemi tè barabart nè negociata,besoj se shqiptarèt janè gati tè mbrojn edhe 1 km deti me shkopinj por grekut kurrrè mè do ti lejojm tè influencoj dhe tè luaj me shqipèrin ,tè rishikohen mardhèniet e Kishès,mènyrèn se si ato shqiptare i lyejn me boj qielli si ato greke,ose minoranca tè paguara nga 300 evro nè Himarè pèr tè provokuar gjithmon ,t’ju jepet fund.Ligji i luftès po ashtu si dhe gjenocidi ndaj çamèrve nqse nuk e zgjidhin tè fillojn ankimet nè OKB si dhe tè pèrgatitet propaganda ndaj grekève nè tè gjitha mènyrat duke filluar nga dokumentar,vidio,revista gazeta ,pèr tè informuar dhe sensibilizuar opinionin botèror ku shèmb konkret kemi gjenocidin otoman me atè Armen.,bota duhet tè marri vesh dhe kuptoj se cilèt janè grekèt dhe krimet e tyre.Faleminderit Prof Krisafi