A do e pranojë ftesën e Murrizit, apo pret rrëzimin e Bashës? Topalli shuan aludimet: S'kam dëshirë të lëviz nëpër parti

14 Shtator 2020, 21:20Politika TEMA

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka shuar çdo aludim lidhur me të ardhmen e saj politike dhe zërat se do të bëhet pjesë e partisë së Myslim Murrizit.

Topalli tha se ajo nuk do ta pranojë ftesën e Murrizit dhe se nuk do të bëhet pjesë e asnjë partie politike.

“Nuk kam asnjë dëshirë që as të lëviz nëpër parti, as të ndryshoj parti, se unë e kuptoj pse krijohen këto parti. Pse ka iniciativa kaq të shumta për të krijuar diçka të re.

Sepse po jetojmë në një moment të degradimit të dy forcave kryesore politike, pas tre dekadave gati, gati duket si mbyllje e ciklit të kësaj historie politike, dhe nga ana tjetër të një delegjitimimi të këtyre forcave politike”, u shpreh ajo në emisionin “Hard Talk” të gazetarit Roland Qafoku.

Teksa u pyet se përse nuk bëhet bashkë me Ritvan Boden, Astrit Patozin dhe Arben Imami, Topalli nuk preferoi të përgjigjet, por deklaroi se kritikët e vërtetë të Bashës janë qytetarët dhe jo personazhet politike.

Më tej, ajo theksoi se nuk ka asnjë ambiencie për tu bërë pjesë e partisë politike apo për të marrë poste.

“Unë nuk kam asnjë ambicie. Do doja shumë që dikush të kishte kurajon dhe të krijonte një lëvizje për ndryshim dhe për të sjellë një frymë. Mua nuk më pëlqen më që të them të ketë përmbysje etj, etj. Jo, jo.

Njerëzit kanë nevojë për një drejtësi speciale dhe njerëzit kanë nevojë për pak shpresë”, nënvizoi ish-kryetarja e Kuvendit.

1 komente në “A do e pranojë ftesën e Murrizit, apo pret rrëzimin e Bashës? Topalli shuan aludimet: S’kam dëshirë të lëviz nëpër parti”

  1. Rrumpalla says:

    O Myslym, ajo nuk ka si ta pranoi ftesën tënde, seose e tredh doktor mortja. Kanë ngrënë nga një lugë çorbë të prishur dhe para sali kërmës do ta vjellin për tërë jetën. Kështu që ajo ska bythë ti dalë kundër sali kërmës. Po të duash ke shëmbull Astrit Patozin që edhe pse ka bërë parti tjetër,sja mban bytha të thotë qoftë dhe një fjalë kundër kryekriminelit Shqiptar. Kështuqë partia jote do të jetë më e pastër pa këto servilet e bërishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje