FOTO/ 21 vite "evolucion" i PD-së së Sali Berishës sa herë është në opozitë: Nga antitanku tek shtiza

14 Shtator 2020, 19:58Politika TEMA

Të shohësh dy foto në kohë të ndryshme të Partisë Demokratike të udhëhequr nga Sali Berisha është mbresëlënëse.

Fotoja e 14 shtatorit 1998, kur protestues dhe militantë të PD-së në opozitë sulmuan me antitank selinë e Qeverisë, dhe fotoja e vetëm një viti më parë, kur Partia Demokratike, sërish në opozitë mori një sërë protestash me qëllim rimarrjen e pushtetit. Ndryshimi?

Nga antitanku, në sulm me shtizë pas 21 vjetëve, dhe me të njëjtin qëllim: Marrjen e pushtetit.

Cdo gjë mund të thuhet për Partinë Demokratike, por njëra është tashmë e qartë: Nuk ka durimin të presë zgjedhje për të marrë pushtetin nga populli.

Me antitank apo me shtizë, e kërkon pushtetin me të gjitha mjetet në dispoizicion. Cila do të jetë fotoja e ardhshme? Supozimet mund të jenë nga më të ndryshmet.

Dikush sygjeron një palë shtiza për triko që lideri i saj historik, Sali Berisha, të thurë netëve të dimrit para oxhakut në vilën gjigande të Gjirit të Lalëzit, gjithë ëndrrat për ardhjen në krye të gjithë Shqipërisë.

Dikush tjetër sygjeron mjete të tjera për drejtuesin Lulzim Basha. Fantazitë e fotos së ardhshme të sulmit të PD-së janë nga më të ndryshmet./shqiptarja.com

2 komente në “FOTO/ 21 vite “evolucion” i PD-së së Sali Berishës sa herë është në opozitë: Nga antitanku tek shtiza”

  1. George says:

    Ka ikur koha kur Sali Berisha e kerkonte dhe e merrte pushtetin me antitank apo shtize;
    tani po e kerkon pushtetin me… llape!

  2. Jimi says:

    Trajektorja e zhvillimit te shoqerise njerezore, niset nga ajo me e thjeshta dhe primitivja dhe kurba e evolucionit te saj vjen gjithmone ne rritje drejt asaj me te bukures e me te sofistikuares. Por per cudi keta humanoide qe duken ne foto dhe qe per cudi vetquhen demokrate, kane pesuar nje mutacion gjenetik! Keta hedhin poshte edhe teorine e “Ecolucionit” te Darvinit te madh!? Nga njerez te nje shoqerie teper te zhvilluar dhe te emancipuar, keta qe shikojme ne fote, nga humanoide qe jetojne ne shekullin e kibernetikes, po kthehen ne te shkuaren e larget njerezore, ne ate te njeriut te shpellave e te heshtes! Megjitheate edhe nuk eshte per tu cuditur shum, pasi ne krye kane nje kryeshpellar me kollare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje