Dy fjalë pas largimit nga Shqipëria si ministre

14 Shtator 2020, 19:17Politika TEMA

Nga Besa Shahini

Angazhimi im në Shqipëri filloi para tri viteve, kur përmes një telefonate, kryeministri më ftoi të takoj ekipin e tij për bashkëpunim të mundshëm me qeverinë shqiptare. Une isha aktiviste në Kosovë dhe kur advokoja për çështje të arsimit, merrja Shqipërinë si shembull që duhej ndjekur, për shkak se reformat që ishin ndërmarrë nga qeveria socialiste kishin dhënë rezultate të matshme pozitive.

Ndihem me fat që pata nderin të shërbej drejt përmirësimit të mëtejshëm të sistemit arsimor, në Shqipërinë që kam dashur shumë duke e parë nga jashtë, dhe e dua akoma më fort tani që e njoh çdo cep të saj. Nga Dibra në Durrës, nga Puka në Sarandë, kam takuar dhe dëgjuar mijëra mësues dhe nxënës, për të kuptuar se si sistemi arsimor mund të bëhet akoma më gjithëpërfshirës, më i barabartë e me cilësor, si dhe të ofroj përvojë më të mirë arsimore për të gjithë.

Por, kam kuptuar edhe se si rreh zemra e madhe e Shqipërisë, një vend që nuk gjunjëzohet, por përballon, forcohet me çdo sfidë dhe vazhdon përpara. Asnjëherë më qartë e më mirë nuk është parë kjo se sa pas tërmetit dhe gjatë fillimit të pandemisë, kur njerëzit u bën bashkë dhe qëndruan.

Jam krenare me punën që kemi bërë me “Paktin për Universitetin”, projekti kryesor që është zbatuar ndonjëherë në arsimin e lartë, i cili ngërthen në vetvete investimet në infrastrukturë, ndërhyrjet në cilësi të arsimit, si dhe pjesën financiare me bursat dhe përgjysmimin e tarifave, efektet e të cilave u ndjenë nga mbi 90 mijë studentë.

Sivjet, kemi siguruar edhe qasjen në platformën antiplagjiaturë për të gjitha universitetet publike. Fatkeqësisht, kjo platformë nuk është përdorur akoma sa duhet. Ekziston një mospërputhje mes nevojës për të ruajtur autonominë akademike në universitete dhe mënyrën se si universitetet e kanë përdorur këtë autonomi, shpesh në kundërshtim me përpjekjet për rritje të cilësisë së arsimit.

Duhet të gjendet mënyra për të detyruar universitetet që të sigurojnë integritet akademik. Ky është një premtim që ia kemi dhënë studentëve dhe forma e vetme për të bërë kapërcimin në përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Kritikët më kanë cilësuar si ministre teknike, por të gjithë e dinë shumë mirë se angazhimi im ka qenë politik. Kam treguar përgjegjshmëri të lartë politike kur kam njoftuar kryeministrin në korrik se unë nuk mund të vazhdoj edhe për një mandat tjetër larg familjes, rrjedhimisht nuk duhet të mbaj një post kaq të lartë politik para betejës së madhe së PS për mandatin tjetër, të cilin duhet patjetër ta marrë nëse e duam Shqipërinë të eci përpara.

Gjithashtu, bashkimi kombëtar nuk është çështje teknike, ndaj angazhimi për të, siç jam angazhuar unë, është angazhim politik. Kurajo që ka treguar kryeministri dhe Partia Socialiste, për të përfshirë aktivistë politikë nga Kosova në qeverisjen në Shqipëri, tregon përkushtimin për një bashkëpunim të thelluar kombëtar shqiptar.

Jam zhgënjyer me të gjithë ata që kanë punuar kundër këtij projekti të madh. Ka qenë e paimagjinueshme për mua që opozita do të ngrihej nga dita e parë të sulmojë prejardhjen dhe dialektin tonë.

Të thuhet se shqiptarët që flasin dialektin kosovar (apo verior) janë më pak inteligjent apo me pak të mençur, është epitomi i racizmit. Natyrisht, s’mund të quhet racizëm se jemi i njëjti komb, por që janë përdorur taktika të njëjta, kjo nuk mund të mohohet.

Beteja politike ditore mes partive nuk guxon të dëmtojë marrëdhëniet mes shqiptarëve. Për këtë arsye, unë nuk do të ndaloj kurrë së punuari drejt afrimit të kombit tonë. Është dhurata më e mirë që mund t’ia lëmë gjeneratave që vijnë.

Unë, do të angazhohem gjithashtu edhe për të majtën: një të majtë të re dhe demokratike, përkundër të majtës së vjetër dhe populiste.

Një të majtë që ngërthen më thellë diskursin feminist se sa vetëm në përfaqësim të grave në qeverisje, që Partia Socialiste e ka bërë shumë mirë, por që nuk mjafton për ta luftuar patriarkalizmin.

Do ta mbështes ministren e re Evis Kushi edhe përtej dorëzimit të punës, që të sigurojmë vazhdimësi të projekteve kryesore, si dhe dhe do të jem gjithmonë në dispozicion për çfarëdo lloj kontributi që mund të ofroj për qeverinë shqiptare.

28 komente në “Dy fjalë pas largimit nga Shqipëria si ministre”

  1. FILIP says:

    Po pse dy fjale o L.B?
    Kjo paska folur ,i paska q motren!
    E klikuam per dy fjale, jo per te lexuar ditarin e kesaj!

    1. Artur says:

      Ju pergezoj ministre qe patet kurajo te perballeshit me llumin e shoqerise. Me vjen mire qe ju ishit ne krye te detyres. Ju uroj me te miren.

      1. kashi says:

        faleminderit per ate qe bere per shqiperine dhe suksese ne jete

  2. Kosova e lirw says:

    Ti nuk flet kwtw gjuhw – dikush e ka shkruar pwr ty ose e ka redaktuar !!
    shenja pikesimi

    1. Ilir says:

      E para, Besa si ministre e arsimit e flet, dhe shume mire gjuhen letrare shqipe, qe eshte pasuri e TE GJITHE shqiptareve. E dyta, ajo eshte me vizion mbarekombetar, jo Si miza ne qyp, qe jane shume shqiptare kendej dhe andej kufirit. Kur nuk kuptohen ca gjera, eshte me mire te heshtet.

    2. PO , PO says:

      E ke gabim , “Kosova e lire” , sepse zonja e nderuar shkruan ne gjuhen letrare , te miratuar unanimisht ne kongresin e drejtshkrimit ne v. 1972 . Dialektet , dallohen qarte ne gjuhen e folur , qe eshte gjuha e perditeshme , me e shliret , qe nuk u qendron strikt standarteve . Respekt per zonjen e respektuar , per punen e kryer me ndershmeri , me pergjegjshmeri e atdhetarizem te larte e me kompetence profesionale !

  3. tr fr gr lr says:

    dialekti nuk eshte racizem por kulturizem. ai eshte perdorur gjithnje pergjate qindra viteve te pakten. edhe fshati me fshatin ngjitur i perdorin diferencat zanore per te treguar superioritet apo inferioritet njesoj siç ka nga ata qe thone se jurisprudenca angleze eshte me e perkryer se ajo franceze etj.

    eshte arsye inferioriteti kur dikush kerkon superioritetin tek dialekti dhe nuk gjen arsye te mirfillta per te diskutuar. krenar eshte ai qe di ti mbroje traditat e kulturen dhe jo kush i sulmon. bithe kakaliqet jane per kto pune.

  4. make albania great again says:

    Urime për punën dhe frymën tuaj kombëtare.
    Qentë le të lehin.
    Bashkimi kombëtar është e vetmja mënyrë për vazhdimësinë e shqiptarëve.
    Duke qenë se shqipëria (as kosova)nuk ka parti të djathta kombëtare, i ngelet ,fatkeqsisht të majtës të luajë këtë rol.

    1. Dajti says:

      Punê tê mbaré kudo qé tê jesh!

  5. Qwert says:

    Ke qene nje perfaqsuese e denje. Punetore, e perulur dhe e sinqerte.

  6. dok says:

    Edhe pse 3 vjet ne Qeveri Kjo vazhdon te kete mentalitet OJQ

  7. Lani says:

    Faleminderit ministre. Tregove gjithe kohes qe përveç cilësive që priten nga ti si ministre, ishe dhe je nje vajze apo grua e re inteligjente dhe shumë miqësore dhe me botë. Ke treguar mirësi dhe mirësi e suksese paç kudo që do të jesh!

  8. Niku says:

    Të lumtë Besa. Je një zonjë e vërtetë. Faleminderit për cfarë ke bërë për arsimin në Shqipëri.

  9. Bato says:

    Besa, bija ime, jemi krenar me ty! Mos u tut nga e keqja. Ajo eshte pjese e cdo shoqerie me perberje heterogjene.

  10. asd says:

    Respekte per Besa Shahinin, kete ministre qe u perpoq te pastroje ministrine, ta drejtoje me sinqeritet, dhe ta korrigjoje aq sa mundet. Respekte sepse i qendroi larg politikave dytesore, hatereve, vjedhjeve, shitjeve te vendeve te punes. Punoi dhe qendroi me modesti ne pozicionin e saj deri ne minuten e fundit. Nuk iu shit as Rames dhe as Rilindjes. Beri aq sa mundi brenda rregullave. Mund te duket pak, por per kaq pak po vuan e gjithe Shqiperia. Dhe shembulli i mire kete here vjen nga Kosova.

  11. qytetari says:

    Kam respekt,per kete zonje me integritet te spikatur human dhe profesional,si per asnje tjeter nga ministrat e Rames.
    Fatkeqesisht ne kete vend muti,ku banda shpellare,shpenzon gjithe kohen per te sabotuar dhe shpifur dhe zonja Besa,qofte dhe me neverine qe ndjente per ta,shpenzoi jo pak energji psiqike dhe trupore per kete,qe mund te ishin investuar ne punet dhe projekte cilesore te arsimit.
    Fatkeqesisht,Rama,nuk po arrin te flase dhe te veproje vence(ta perktheje shqip demokracine),deshiren dhe gjuhen e shqiptarit ta materializoje ne ligj.

  12. 1962 says:

    FILIP, dakort me ty, tipave si puna jote ju ben keq per trurin po te lexojne me shume se tre rrjeshta. Pse nuk e provon me ndonje liber me figura?

  13. Varthi says:

    Një ministër arsimi duhet të flasë gjuhën zyrtare, jo dialektin. Kjo kërkohet për çdo nëpunës të thjeshtë, jo më për zyrtarë të lartë.

  14. Ed says:

    RESPEKT PER BESAN VAZHDO TE PUNOSH PER KOMBIN SHQIPTAR KUDO QE TE JEPET MUNDESIA
    RESPEKT SHENDET DHE GOOD LUCK

  15. Blendi Fevziu says:

    Hapu toke, ja pra edhe fundi i botes erdhi, te vdesin kush te vdesin dhe te qijne kush te mbesin.
    Te gjitha femrat nji pidh kane – fjale e urte nga Nard Ndoka.

  16. Shqip says:

    Gjithashtu Respekte per Besen. Nuk jam ekspert i arsimit por prej vitit 1990 nuk po degjoj njeri ta akuzoj per korrupsion kte zonjen. Kjo eshte shume. Sikur asnje minister te mos akuxohet nga askush per korrupsion…. do ishte arritje e madhe per Shqiperine

  17. Mario says:

    Besa ne rradhe te pare ti je nje vajze e mrekullueshme dhe e ndershme.Me vjen keq qe ta them ,por ne politike qe te besh karrier duhet te jesh e Paskrupullt dhe Putane(Kurve).Ti kto dy gjera si ke moj vajze kahu qe ske per te bere perpara ne Politike.Pate fat qe te dha nje dore Edi,por kaq.Bere mire qe ike nga ky Llum qe eshte ne Shqiperi me ne jrye kete Opozite Kurvash.Shko jeto jeten tende me Burrin dhe te afermit e tu,per aq sa bere nje Falenderim te larte. Mario

  18. O Besa! E di ç’do të thotë kjo fjalë: Vaffanculo?
    Boll i çave trapin gjimnazistëve dhe studentëve!
    Rrugë të mbarë për në Kosovë.

  19. gurbetqari says:

    Sa keq qe shumica e Shqipetareve te Shqiperise e kuptojne cdo gjuhe te botes duke perfshire edhe dialketet e tyre, ndersa nuk jane ne gjendje te “kuptojne” dialketin e Kosoves ose verior. Dialektet jo vetem Shqipetare por edhe boterore perbejne nje pasuri qofte nacionale, qofte nderkombetare. Sa keq qe disa mendojne qe kan bere para, kan zene pozita dhe vetekenaqen dhe pojone qe, ja kjo qenka jeta dhe e verteta dhe tani skemi nevoje per askend, i dijme te gjitha. Aq me teper, qe nuk kemi nevoje per Kosovare. MOS HARRONI, sikur te mos ishte Kosova, dhe Shqiptaret jashte Shqiperise zyrtare, sot gjithe Shqiperia ne vend qe te thoshte MIREMENGJESI, do thonin DOBAR DAN (ne gjuhen Serbe dobar dan d.m.th miremengjesi) Edhe pse disa njerez vdesin per te fol nje cik sllavqe sepse e quajne “kulture”, emancipim, dhe me demek klase e larte. Besa, ashtu si e ka emrin ashtu edhe veproj, besnike, e ndershme, pozitive dhe kombetare. Merrni pak mesim prej saj!

  20. Ideali says:

    Vazhduesja e futjes se kazmes arsimit, natyrisht me ustain e saj. Nga te gjithe anet dhe ne te gjitha dimensionet. Duke nisur nga pagat e mesuesve, nga kurrikulat, nga funksionimi i centralizuar me keq se ne kohen e Enverit, nga tekset mizerab el e te tjera e te tjera.Lamtumire besa. Nuk je as e para, s do te jeshe as e fundit. I pari dhe i fundit do te jete shefi i cmendur dhe i degjeneruar gjer ne palce i yti.Bashke me shpuren e tij, pozite opozite.

  21. labi says:

    Besa Shahini e mire por nuk duhej te binte ne dore te Ram psikopatit.

  22. shefi 55 says:

    Pergezime per ato qe shpreh! Bete me te miren qe mundet. Ju urojme te kini fat ku do qe te punoni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje