PD: Ministrja e re e Arsimit ka vetëm 2 detyra deri në prill

14 Shtator 2020, 20:29Politika TEMA

Partia Demokratike, në një reagim për largimin e Besa Shahinit nga posti i Ministres së Arsimit dhe zëvendësimin e saj me Evis Kushin, thotë se nuk ka rëndësi si quhet ministrja e re, pasi sipas selisë blu, secila është pasqyrë e dështimit të Edi Ramës me arsimin.

“A është më mirë arsimi në vitin e 8-të dhe të fundit të qeverisjes së Edi Ramës? Demokratë dhe socialistë kanë të njëjtën përgjigje: Jo! Nuk ka rëndësi si quhet ministrja e Arsimit, Lindita, Besa, Evis. Secila është pasqyrë e dështimit të Edi Ramës me arsimin”. 

Në reagimin e saj, Partia Demokratike thotë se investimet në arsim janë me pikatore, sepse Edi Rama mashtroi qytetarët.

“- Ai jo vetëm mashtroi me financimin prej 5% të prodhimit të brendshëm bruto në arsim, por e uli çdo vit fondin duke e çuar Shqipërinë në vendin e fundit në rajon. – Shkollat sot janë më keq, ato jo vetëm nuk i përgjigjen zhvillimit të teknologjisë, por pjesa më e madhe e tyre me infrastrukturë të degraduar. 

Nuk bëhet fjalë për tabletat, apo laboratorët modernë të premtuar në shkolla që nuk kanë as kushtet më minimale, as ujë të rrjedhshëm. – Mësuesit janë çdo ditë nën presion politik, drejtuesit e shkollave janë militantë partiakë. Kjo ka ulur ndjeshëm cilësinë në shkolla. – Siguria në shkolla është ulur. Në to janë fshehur edhe krime monstruoze vetëm për të mos dëmtuar imazhin e qeverisë”.

Sipas Partisë Demokratike, në 7 muajt e mbetur deri në Prill, Ministrja e re e Arsimit, ka 2 detyra në të cilat paraardhëset e saj kanë dështuar.

“1-Të sigurojë testimin e të gjithë mësuesve, shpërblimin e tyre për vështirësinë e punës dhe kushte minimale anticovid në shkolla.  2- Të mos i bindet shefit të saj në ikje për të përdorur mësuesit në zgjedhje”.

3 komente në “PD: Ministrja e re e Arsimit ka vetëm 2 detyra deri në prill”

  1. Lul koqe kryemisri says:

    Po hik more Lule o ne tule e do ti, ti je me i pa pergjegjeshmi nder politikanet Shqiptar, per sa te egzistosh ti Rama e ka fitoren ne xhep…….. Shkodra thote, a je i marre a t’vrasin corapt. Hahaha, na myten koqet

  2. Luli says:

    Arsimi pas tete vitesh? Mos harroni Kristalin qe shiste diploma. Me tej vetkuptohet.

  3. lavdosh says:

    keta jetojne me delire!
    Ku e gjenjne llogjiken te komandojne nje Qeverie legjitime?
    Gjerat qe propozojne si psh testimi i gjithe mesuesve eshte nje idiotesi.
    A duhen testuar vetem ne fillim? Cfare zgjidhi nje test ne fillim te shkolles? Po per ditet e tjera?
    Thjesht mos te hiqen se dine se cfare flasin
    Edhe vende me te zhvilluara nuk bejne teste ditore sepse nuk ka llogjike dhe nuk eshte e mundur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje