Veliaj: Rama, me energji si në 2013! Basha në plazh, i uroj pushime të mbara

14 Shtator 2020, 22:08Politika TEMA

Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj shprehet i bindur se mazhoranca do të arrijë të marrë mbi 74 mandate ne zgjedhjet e ardhshme.

Duke folur për “Real Story “ me Sokol Ballën, Veliaj deklaroi se qytetarët e kanë të qartë dallimin mes kryeministrit Rama, i cili po lufton me zellin e 2013 për mandatin e tretë dhe Lulzim Bashës që është ende në plazh.

“Duke pasur parasysh se ai që kerkon të marrë qeverinë jo vetëm nuk do të përballet në Tiranë, por vazhdon edhe raportohet në plazh, ndërkohë që kryeministri bëri takimet e mëngjesit, shkoi në Turqi, mbaroi takimet diplomatike, u rikthye prapë, sapo mbaruam takimin në seli dhe më duket se Edi Rama po lufton me zellin e 2013 për mandatin e tretë.

Ndërkohë, lideri i opozitës është ende në plazh dhe i uroj pushime të mbara.

Nuk po paragjykoj askënd, thjesht po duket qartazi kush e do qeverisjen e këtij vendi është serioz nga mëngjesi në darkë dhe kush e ka marrë me sportivitet dhe që nuk duket serioz as me ofertën as me ballafaqimin e rekordeve”, theksoi Veliaj.

5 komente në “Veliaj: Rama, me energji si në 2013! Basha në plazh, i uroj pushime të mbara”

  1. Eno says:

    Mbaj cik energji o Noni dhe hajde shtro rrugen “Vorpsi” se 100 metra e ke nga shtepia jote.
    Na u be jeta me pluhur si rruga o Lali.

  2. Pranvera says:

    O LALI thuaja troc LULI ka SHITUR VENDIN ka VRAR kundershtaret e tij te pafajshem ka VJEDHUR leket e SHQIPTARVE .Te gjitha keto fakte tregojn fytyren e vertet te RUMPALLES

  3. Ku Ku says:

    I lumte!…me paret e tija dhe jo te mamase po ban plazh…kurse ti pse nuk je duke mbjellur peme akoma?

  4. George says:

    O Shqiptare bashkatdhetare! Edi Rama nuk i vjen me Shqiperise as per 100 vjet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje