Dy akullnaja të mëdha po shkrihen në Antarktidë dhe po kërcënojnë rritjen e nivelit të deteve në një shkallë të lartë. Ato gjenden në brigjet e detit Amundsen në Antarktidën Perëndimore. Aktualisht, shkrirja e “Pine Island” dhe “Thwaite” ka bërë që niveli i deteve të rritet me 5% në të gjithë globin.
Shpëtimi i dy akullnajave konsiderohet i një rëndësie të madhe, saqë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë nisur një mision multimilionësh për të ngadalësuar shkrirjen.
Zbulimet janë publikuar nga Akademia Kombëtare Amerikane e Shkencave në bazë të analizave të imazheve satelitore. “Akullnajat po copëtohen, gjë e cila nënkupton se ato po shkrihen më shpejt”, theksojnë ekspertët e fushës. Ky fenomen i atribuohet rritjes së temperaturave dhe ndryshimeve të tjera klimatike.
As nje milimeter nuk do rritet niveli i detit nga shkrirja e akullnajave . …….Volumi i akullit eshte ma i madh se sa sasia e ujit qe do te shkrihet , keshtu qe mos ja fusni kote , natyra i ka rregullu mire keto dokuri…..per prove ……mbushni nje ene cfardo me akull e uje plot lereni te shkrije akulli …as nje pike uji nuk do te teproje qe te bjere ne toke.
Ça thotë Greta për këtë fenomen, mor aman, po qan si në OKB? 5% rritje e nivelit të detrave? Allah, allah! Kush e di sa qytete bregdetar do përmbyten! Kataklizmë! Ndaj, o burra sa më shumë fonde për seminare për ndryshimet klimatike. Mundësisht të parashikohet prenotimi në hotele me 5 yje, kjo do e siguronte botën nga ndyshimet klimatike dhe po ashtu do të bënte, që Greta mos të qante më.