“Ik. Të qoftë rruga e mbarë!’, Kryemadhi "peshkon" te PS dhe ndan statusin e Haxhiymerit për Shahinin: Sa shumë e humbëm njëri tjetrin ne socialistët

15 Shtator 2020, 19:22Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shpërndarë në rrjet statusin e ish-sekretares së PS-së, profesoreshë Edlira Haxhiymerit, për shkarkimin e Besa Shahinit.

Ndërsa Profesoreshë Edlira Haxhiymeri e vë me shpatulla pas murit ish-ministren me pyetjet e saj, Kryemadhi shprehet se sot më shumë se kurrë ka kuptuar që socialistët ndjejnë nevojën e të folurit dhe të vepruarit.

Postimi i plotë i Kryemadhit:

Profesoreshë Edlira Haxhiymeri, sa shumë humbëm nga njëri-tjetri, por edhe pse ne kemi marrë drejtime të ndryshme, ndjenjat e një socialisti të vërtetë nuk fshihen.

Përmes statusit tuaj, sot më shumë se kurrë kuptova që socialistët ndjejnë nevojën e të folurit dhe të vepruarit. Jemi të gjithë së bashku.

Ike. Të shkarkuan. Në një ditë të shënuar. Po ti e kapërdive me kafen zeher.

Po nuk na the si erdhe? Kush të pruri? Çfarë meritash kishe në fushën e arsimit? Sa e njihje mjedisin shqiptar? Po arsimin? Kishe ekspertizë në ndonjë prej niveleve të arsimit? Çfarë edukimi kishe ti vetë? Çfarë te bênte ty më te zonjën se qindra vajza dhe djem të Shqipërisë dhe të Kosovës që shkelqejnë nëpër botë e nuk ju hap kush rrugën në atdhe? Cfarê kontributi pate në politikën shqiptare qê të meritoje drejtimin e arsimit?

Ike. Bëre mirë që ike. Të kishe ikur edhe më parë.

Le vetëm gjurmë negative në ‘mbretërimin’ tênd.

Do kujtohesh për mashtrimin me ‘paktin për univesitetin’ që mbeti vetëm në letêr.

Do kujtohesh si ministrja që solli dhe mbrojti modelin e testit të Turit.

Do kujtohesh si ministrja e masakrês zgjedhore ne universitete.

Nuk mund të ikje edhe pa thagmën e fundit: formularin për të miturit.

Po ti nuk mund te ikje pa lëshuar helmin e akrepit që ke në bark!

Nuk të pranuam pêr gegnishten tênde!!!!

Jo jo, mos u fsheh pas helmit të ‘racizmit kombëtar’. Nuk të pranuam për padijen, dashakeqësinê dhe lëpirjen tënde! Bëhu trimëreshë dhe pranoje se ishe kot aty ku ishe.

Sa për gegnishten, ktheja mbrapsht ustait që ta ka mësuar, nëse nuk është ndjesia jote.

Shqipëria e Kosova janë një. Gegnishtja dhe toskënishtja rrinë mirë pranë e pranë. Na bëjnê më të pasur e krenar ashtu sikurse dhe gjuha standarte.

Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Gjergj Fishta, Mit’hat Frashêri, Ukshin Hoti, Rexhep Qosja, Idriz Ajeti, Ismail Kadareja, Dritëro Agolli, Arbêr Xhaferri e shumë tjerë na e kanë mësuar këtë.

Ik. Të qoftë rruga e mbarë!

8 komente në ““Ik. Të qoftë rruga e mbarë!’, Kryemadhi “peshkon” te PS dhe ndan statusin e Haxhiymerit për Shahinin: Sa shumë e humbëm njëri tjetrin ne socialistët”

  1. vang says:

    Na e botuat dy here te njejtin shkrim se kishim nevoje per komentin e Kryemadhit.

  2. analisti says:

    Ik moj bibë!
    Ku e kupton dot Besa Shahinin ti!
    Ti je një dështake në gjithë jetën tënde dhe po vdes nga cmira dhe xhelozia për gjithshka që e sheh nga fundi gjirizit ku ke qënë e ke mbetur.

  3. miri says:

    Ju grate e politikes shqiptare qofshi te majta apo te djtathta nuk mund ta krahasoni kurre vehten me Besa Shahinin. Ju e kaloni diten neper qendrat estetike se blerjet i beni gjetke. Zaptoni televizionet darkave dhe kujtoni se me paraqitjen tuaj lini pa fryme shikuesit e degjuesit. Ta keni te qarte se vetem neveri prodhoni. Ndersa Besa eshte vite drite larg jush. Me praqitjen e thjeshte ne veshje dhe e thjeshte ne menyren e te folurit ngjall vetem respekt. A thua se Besa nuk mund te blinte kepuce e canta firmato e te bente si ju ? Jo kurre !!! Ajo shkollimin dhe punen e kishte mision . I urojme me te miren Beses kudo qe te jetoje e punoje !

  4. Patrioti says:

    Qe kjo znj. Besa Shahini nuk ishte as per ministre e as per zv/ministre arsimi kete e mesuan te gjithe. Nuk qe faji i saj qe u vendos aty, por i Kryeministrit qe e vendosi. Bente mire qe nuk fliste se dhe kur foli tha marrina. Angazhimi per t’a linçuar mediatikisht tani pas largimit duket i pakuptim. Ajo nuk beri ndonje penalitet, as u akuzua per vjedhje, por thjesht ishte e pa afte dhe kaq. Lereni te qete. Ka plot halle ky vend, marrja me znj. Shahini duket humbje kohe dhe energjish.

  5. Olimpia says:

    Besa Shahinin do ta deshiroja konkurente ne nje gare per ne krye te te majtes shqiptare. Shpresojme ta realizoje kete ne Kosove. Me inteligjence,saktesi dhe seriozitet e nxorri lakuriq Eni Vasilin qe skuqej si gjel deti ne replikat me te.Eshte kjo aresye qe media e qelbur shqiptare nuk e ftonte ne programe.Te njejten gje po bejne edhe me Cakajn,terr informativ.

  6. Vari Janullen says:

    Te iki, si mos te iki! Qe te vije kjo gaforrja ordinere dhe hajduti i poshter qe ka per burre!

  7. Zderr-Mona says:

    ky eshte shkrim i dashnores se Mones P. Vasili.

  8. Frederika-mesuese ne pension says:

    Monika, degjo te keqen teta
    a. ne vend te hyrjes:
    Ti nuk me njeh por qe ta dish edhe une i kam zhan ashtu si ti, edhe Saliun, edhe Lulin. Pra ne se une i kam xhan, une ata edhe i besoj ne ato qe thone.
    Psh, shume here, hapur te dy, Saliu dhe Luli, kane deklaruar (po i bashkoj ne nje deklaratat publiuke te tyre) se ti dhe burri yt keni vjedhur pronen publike, duke u bere nje nder familjet me te pasura ne Ballkan nepermjet krimit, trafiqeve te drogave te forta, bile Saliu ju ka akuzuar per vrqasjen e tre personave dhe varrosjen e tyre pas Malit te Dajtit, se LSI eshte parti e lidhur me krimin etj, etj.
    Tani me thuaj ti moj Mona te mos i besoj une keta dy burra shteti te cilet une i kam xhan? Sic thote Saliu dhe Luli besojne te gjith shqiptaret se te tille jeni, gje e vertetuar me ze e figure ne ekranet e TV.

    b. ne vend te daljes:
    Ti, gjith partia yte, gjith PD-ja i jeni turrur me tere ate mllef dhe me nje fjalor rruges ashtu sic jeni ju vete, rrugace dhe keni “te drejte” ti turreni Besa Shahinit, pasi Besa u zuri me presh ne duar duke u a hequr mundesine te kompromentonit studentet protestues per ti hedhur ne veprime kriminale per te rrezuar me dhune nje qeveri legjitime te ardhur me vota plebishitare te shqiptareve. Besa Shahini u thirr ne detyren e Ministres ne nje moment historik, kur ti moj Mona bashke me Lulen e PD-se, me keshillen e dy ustallareve tuaj po pregatisnit nje grusht shteti qe mund te conte ne nje perplasje te pergjakeshme civile.
    \Besa Shahini, me aftesite e saj, me vendosmerine e saj, me sinqeritetin dhe pastertine e saj, mori urgjentisht situaten ne dore, ndau grurin nga egjra, u ul e bashkebisedoi me studentet, i degjoj me shume vemendje, ju dha te drejte per ato probleme qe u takonin dhe u premtoi me afate kohore zgjidhjen e sakte te tyre, duke refuzuar trimerisht ne menyre kategorike ato kerkesa absurde qe benin nje grup studentesh te derguar si Kale Troje nga Mona e Lyli dhe ne konsuktim me Kryeministrin dhe Qeverine, beri ate qe nuk e kish bere askush deri atehere, doli para studenteve, kerkoi ndjese ne emer te Qeverise per ato gjera qe nuk ishin bere mire, me programe te miratuara nga Qeveria, te mbeshtetura realisht nga ana financiare dhe ndodhi kryevepra- studentet e besuan Ministren e tyre, Besa Shahinin, i u kthyen mesimit, ata perbuzen dhe i shporren me urrejtje ata studente qe tentuan te degjenerojne protesten e ndershme te studenteve qe nuk ishin nxitur nga politika.
    Mona e Lyli ngelen me gisht ne goje, u deshtoi me turp ai plan ogurzi qe kishin kurdisur.
    Prandaj ne nuk cuditemi me mllefin rrugaceror qe po tregoni ndaj te mires dhe te cmuares Besa Shahini.
    Besa Shahini e mbylli me nder, beri me te miren e mundshme, nuk e ushqeu familjen me djersen e gjakun e shqiptareve te rrenuar nga gjakpiresit qe i kthyen deri edhe universitetet ne kioska ku bliheshin diploma pa vajtur asnje dite ne shkolle.
    Besen do ta kujtpjme gjithnje per mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje