Xhaçka dhe Yuri Kim inspektojnë punimet për sigurinë në depot e municioneve: Krah për krah me SHBA, për rritjen e sigurisë në fushën e mbrojtjes

15 Shtator 2020, 17:03Politika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim kanë inspektuar punimet për forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e masave të sigurisë për depot e municionit në batalinon Xhenio, në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes.

Xhaçka në një postim në rrjetin social nënvizon se Shqipëria është krah për krah me SHBA në fushën e Sigurisë.

“Krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ??për rritjen e sigurisë në fushën e mbrojtjes.

Me ambasadoren Yuri Kim sot inspektuam punimet për forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e masave të sigurisë, për depot e municionit në Batalionin Xhenio, në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes.

Ky projekt, synon rritjen e kapacitetit të Forcave tona të Armatosura për të kufizuar rrezikun e ngjarjeve shpërthyese dhe të devijimit të paligjshëm, të municioneve dhe materialeve shpërthyese.

Mbështetja e aleatëve për FA është pasqyra më e mirë e vlerësimit për Shqipërinë, si aleat i denjë dhe vend i sigurtë.

#KrahPërKrah????”, shkruan Xhaçka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje